Trajneri i Real Madrid, Zhoze Murinjo, ka folur me superlativa për dyshen Lionel Mesi-Kristiano Ronaldo, pasi dy futbollistët shënuan nga 2 gola secili për të vulosur barazimin 2-2 në superndeshjen mes Barçës dhe Realit.
“Mesi dhe Ronaldo janë nga një planet tjetër. Duhet të jetë e ndaluar që të thuhet se cili është futbollisti më i mirë në botë. Do të më pëlqente që të fitonte lojtari im, pasi ka fituar kampionatin më të rëndësishëm në botë, por të dy janë futbollistë shumë të mirë”, tha Murinjo, që për herë të parë ka vendosur në të njëjtin nivel të dy futbollistët pasi zakonisht ka deklaruar se Kristiano Ronaldo është më i mirë se Mesi.
Më pas, trajneri portugez foli për ndeshjen, duke evituar polemikat drejt gjyqtarëve dhe duke e cilësuar rezultatin të drejtë.
“Opinioni im është se rezultati i përshtatet kësaj ndeshje. Më pëlqeu gjyqtari, bëri një gabim të rëndësishëm, por të cilin mund ta pranoj. Por tani filozofia e klubit tonë është të mos flasim për gjyqtarët. Mua më pëlqen futbolli, më pëlqejnë lojtarët dhe projekti i Real Madrid. Më pëlqejnë ndaj dua që të vazhdoj këtu. Ka gjëra që mund të përmirësohen te Reali i Madridit dhe Zhoze Murinjo, por sot do të kënaqem me një ndeshje të madhe”, deklaroi ai, duke i dhënë merita edhe një lojtari që është kritikuar shpesh gjatë kohëve të fundit.
“Mesut Ozil na dha cilësi në këtë ndeshje. U zëvendësua pasi ishte i lodhur sepse punoi shumë dhe nuk ishte mësuar me këtë ritëm. Ka bërë një punë të shkëlqyer”, ishte komenti i portugezit që duket se po tenton t’i japë fund polemikës me futbollistin gjerman.
Ishte nje ndeshje spektakolare dje, dhe me te vertet te dy lojtaret treguan klas si perhere.
E megjithate MESSI eshte i PA ARRITSHEM. GOLI I TIJ ME FAULL I KISHTE TE GJITHA BRENDa : elegancen ;inteligjencen; virtuozitetin dhe thjeshtesine . Une e ADHUROJ KETE DJALE TE FAMSHEM QE N’A DHURON MOMENTE MAGJIKE . PO AQ RESPEKT KAM dhe per IKER KASIJAS !!!!