Mario Baloteli vazhdon të shfaqë një sjellje problematike për skuadrën e Mançester Sitit, duke irrituar drejtuesit e skuadrës kampione të Anglisë. Incidenti i radhës erdhi në ndeshjen ndaj Sandërlend, ku ai u aktivizua si titullar, por pa arritur të lërë shenjë, ndërsa pas zëvendësimit është larguar menjëherë nga stadiumi duke fluturuar drejt Italisë.
Lojtari u largua nga fusha e lojës në minutën e 55-të të takimit, dukshëm i pakënaqur me këtë vendim të trajnerit Mançini. Ai u largua i inatosur nga fusha, ndërsa publiku priti me ovacion hyrjen në fushë të Agueros. Baloteli nuk u ul në stolin e rezervave, siç është zakon, për të ndjekur ndeshjen deri në fund, por u fut direkt në dhomat e zhveshjeve pa i folur askujt dhe pa marrë leje nga klubi.
Ai është larguar nga stadiumi para përfundimit të ndeshjes dhe pas pak orësh është parë në aeroportin e Mançesterit duke hipur në një avion të drejtuar për në Itali.
“Nuk e kuptoj pse u largua në atë mënyrë direkt e në dhomat e zhveshjeve”, ishte komenti që bëri asistenti i Mançinit, David Plat, i cili para mediave saktësoi se sulmuesi italian nuk kishte qenë i dëmtuar dhe as nuk kishte marrë leje për të mos qëndruar për të parë shokët e skuadrës deri në fundin e ndeshjes.
Kjo mund të interpretohet si mungesë përkushtimi ndaj ekipit dhe ka shtuar trysninë e drejtuesve të ekipit ndaj trajnerit Mançini, duke i kërkuar këtij të fundit të shesë futbollistin problematik në merkaton e janarit./lajmeshqip
Pune jevgjish dhe gjelle qensh-themi ne nga anet tona!
Ky eshte problematik. MC duhet ti japi duart sa nuk i ka rene cmimi.
Do behet edhe baba, qe …
http://fashionguests.blogspot.com/