Derbi i Spanjës, asnjë i mundur

7 Tetor 2012, 22:45Sport TEMA


Me rezultat të barabartë prej 2-2 ka përfunduar kryendeshja botërore e futbollit që është zhvilluar të dielën mbrëma në Camp Nou mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Rivalët e përbetuar zhvilluan një pjesë të parë të fokusuar kryesisht në mesfushë, me pak raste shënimi, në të cilën u realizuan dy gola – nga një për secilën skuadër.

Ishte skuadra mysafire ajo që kaloi e para në epërsi. Karim Benzema dërgoi një top në drejtim të Cristiano Ronaldos dhe portugezi i heshti tifozët katalunas me shprehjen “Unë jam këtu” (23’). Një tjetër rekord i ‘numrit 7’ të Los Blancos, pasi ky ishte goli i gjashtë radhazi i shënuar në ‘el Clasico’.

Shumë shpejtë Mbretërit kanë mundur ta dyfishojnë epërsinë, kur Benzema goditi shtyllën, ndërsa Di Maria gjuajti jashtë porte.

Pas një reagimi të dobët në mbrojtje nga Pepe, Lionel Messi e shfrytëzoi momentin për t’ua bërë të ditur mysafirëve se ai është aty dhe për ta barazuar rezultatin (31’).
Vendasit e filluan më mirë gjysmën e dytë duke u përpjekur ta impononin lojën e tyre.

Futbollisti që mban epitetin e më të mirit në botë, Leo Messi, ekzekutoi një gjuajtje të lirë fantastike për ta lënë të shtangur Casillasin dhe për t’i dërguar në ekstazë të pranishmit në Camp Nou (61’). Ky ishte goli i 100-të i argjentinasit në La Liga i shënuar në Camp Nou dhe i gjashti kundër Real Madridit në këtë stadium. Ndërkaq, me këtë gol arrin në shifrën prej 17 golash në ‘el Clasico’, vetëm një më pak se rekorderi Alfredo Di Stefano.

Mirëpo, si gjithmonë, aty është rivali që quhet Cristiano Ronaldo. Portugezi pranoi një superpasim të Mesut Oezil për t’u thënë edhe njëherë tifozëve blaugranë, “qetësohuni se unë jam këtu”.

Në vazhdim, të dyja palët u përpoqët që ta realizonin golin e fitores, mirëpo në fund u desh të pajtoheshin me barazim.
Barcelona vazhdon të mbajë kreun e tabelës (19 pikë) me tetë pikë më shumë se Real Madridi (11 pikë) që zë vendin e pestë, me pikë të barabarta me Mallorcan dhe Sevillan që pozicionohen nën të.

10 komente në “Derbi i Spanjës, asnjë i mundur”

  1. Dora G. says:

    Ndeshje klasi! Doli barazim por mendoj se mund ta kishte fituar Reali,nese do kishte shenuar Benzema ose Di Maria!
    Fitoi dhe Irina. E pate besoj ?
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/irina-shayk-guess.html

    1. Olti says:

      ore ti Dora G je qorr apo ben vete? nqs do quheshin rastet gola, atehere barcelona i bie ta rrahi 40 me zero realin. Ato rastet e barcelones dhe shtylla, nuk i shihni ju qorrat e verbuar pas murinjos

    2. QERIM QEROSI says:

      BRAVO DORA G. SAKTE !
      U NGUSHELLUAN ME BARAZIMIN DJE SE ME PARE NUK ISHIN TE NGOPUR AS ME MANITA ?

  2. HORRI bulevardit says:

    Esht i vetmi moment qe Berishen, Ram e Plehra te tjere qe i harroj.
    Por puna esht se nuk shikoj dot neshje te tjera, e cojsha me pa Milanin me Interin, mu dukte si neshje katuni.
    Ghe llogarit qe Barcelona skishte fare mbrojtje.

    1. Leo says:

      Ne fakt ke te drejte, me te mirat e Italise jane pak a shume ne nivelin e spanjolleve te dores se dyte, ose me mire hiq Realin, Barcelonen, Atletikon e Madridit & Malagen(ndeshje spektakolare edhe kjo mes ketyre – e pashe edhe u kenaqa thuajse si Barça-Real), Milanuci, Interuci dhe Truffentusi, jane ne nivelin e Valencias, Seviljes, Levantes, Getafes e Atletiko Bilbaos. Per mendimin tim la Liga eshte kampionati me i bukur ne Bote, i pasuar nga Bundesliga!

  3. raimondi says:

    Goli i Messit ishte i shkelqyer –

  4. KRYEZIU says:

    UNE nuk e pashe ndeshjen sepse ishja ne pune por pashe highlights( permbledhjen) . Qe te realizohet goli duhet gabimi dhe RONALDUA e mposhti VALDESIN ME TE MAJTEN DHE NE KENDIN POSHTE . GABIM I portierit. Po ashtu MESSI cuditerisht eshte i fundit jashte zones se rreptesise por , gjendet tek goli qe e realizon por ishte “DHURATE” e PEPES. Kurse goli i dyte i MESSIT ishte nga ato ktyeveprat qe AI i realizon shpesh . Nuk ishte fare gabim i portierit . Pra AI TREGON SE ESHTE I PAIMAGJINUESHEM. Goli i RONALDOS ishte shume i bukur por mbrojtja e BARCELONES si ne golin e pare dhe kete radhe flinte gjume ‘MASKARAI ” MASKERANO. Me duket se BARCELONA doli me e fituar sepse e mbajti REALIN LARG VEHTES 8 PIKE . U ndje mungesa e PYJOLIT dhe e GERARD PIQUESE. TANI kemi ndeshjet kualifikuese te boterorit 2014 . Na duhen me doemosdo 2 fitore me ALBINET E ISLANDES , ,por do te gezoj si femije ne se rrahim ekipin me te poshter te ish JUGOSLLAVISE qe dine vetem te fitojne me ne sic kane rrahur ITALINE dhe lane jashte BOTERORIT AFRIKAN RUSINE!!!!! . SLLOVENET ME GJAK TE SHPRISHUR SLLAVO -ITALIANE -AUSTRIAKO-HUNGAREZE DUHEN JO RRAHUR por duhen degjeneruar sepse ne kompeticionet EUROPIANE dhe ato BOTERORE VIJNE PER NOKTURN dhe zakonisht jane ekip i KREVATIT. Nga ana tjeter do kenaqem duke pare 2 here MAGJIKUN MESSI TE LUAJE PER ARGJENTINEN NE DATAT 12 DHE 16 TETOR.

  5. kur tha mesi qe reali eshte i rezikshem dhe i nxjerr golat nga hici e kishte fjalen per ronaldon.bravo ronaldo sheno gola ti po pastaj merzitu sa te duash..

  6. Klajdi says:

    ti admin leshi duket sikur ke rene ne dashuri me murinjon dhe kristiano ronaldon. mesi nuk mban epitetin e me te mirit ne bote, por eshte me i miri ne bote.

  7. BENI says:

    reali nuk behet kurrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrre si barcelona,sidomos me kasapin murinio dhe ate kanibalin pepe.ta harrojne se si mesi as 500 vjet s kane oer te pare lojtare.ronaldo thjeshte nje pabuks qe e beri ferguson njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje