De Biasi nuk kënaqet me 4 pikë, do dy fitore me Islandën dhe Slloveninë

8 Tetor 2012, 17:00Sport TEMA

Ndonëse ndeshja kundër Zvicrës tregoi limitet e dukshme të përfaqësues shqiptare në krahasim me kundërshtarët më të fortë që kemi në grup, trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biasi, ka deklaruar se synon vetëm fitore në dy sfidat e radhës që luajnë kuqezinjtë në Tiranë, ndonëse një prej tyre është një skuadër shumë e fortë si Sllovenia.

“Është në natyrën e trajnerit të kërkojë maksimumin në çdo ndeshje nga skuadra. Këtë kërkoj edhe unë nga skuadra për dy ndeshjet e radhës kualifikuese që luajmë në fushën tonë. Por unë jam tërësisht i përqendruar te Islanda, pasi duhet t’i marrim ndeshjet me radhë dhe të përgatitim gjithsesi secilën sa më mirë. Ndaj deri me datë 12 tetor do të luajmë ndaj Islandës, një sfidë ku pa dyshim do të luajmë vetëm për fitore”.

“Nuk kënaqemi me 4 pikë, sepse duam maksimumin. Sidoqoftë, këmbëngul se me rëndësi është fillimisht të fitojmë me Islandën. Duhet të kalojmë me sukses këtë kundërshtar dhe pastaj të bëjmë llogari për sllovenët. Islanda është ekip shumë i përgatitur në aspektin fizik, ndaj do të jetë përballje e vështirë me ta. Duhet të bëjmë kujdes me kartonët, sepse mund të humbim ndonjë lojtar të rëndësishëm”, ishte paralajmërimi i tij për lojtarët që janë ndëshkuar me karton të verdhë në dy sfidat e para ndaj Qipros e Zvicrës.

Trajneri ka sqaruar se pavarësisht mungesës në listë të disa futbollistëve të njohur, ai është duke i ndjekur ato me vëmendje dhe në të ardhmen mund të bëhen pjesë e kombëtares.

“Kombëtarja është e hapur për lojtarët më të mirë. Nuk janë ftuar për këto dy ndeshje por mund t’ju them se po shihen me vëmendje Edmond Kapllani, Bekim Balaj dhe Besart Berisha. Ata janë futbollistë që mund të thirren shumë shpejt në kombëtare”, tha De Biasi për futbollistët që mungojnë, ndonëse nuk ka hyrë në detaje porsa i përket mungesës së tyre, edhe pse ata po luajnë më rregullisht se sulmuesit e tjerë të grumbulluar me kuqezinjtë.

Në fund, De Biazi ka bërë të qartë se pavarësisht dëshirës së mirë, kualifikimi në Botëror mbetet ende një ëndërr. “Pavarësisht dëshirës së madhe për t’u kualifikuar e arritur sa më shumë rezultate pozitive në grupin tonë, nuk duhet të harrojmë se jemi ekip modest”, pranoi ai.

7 komente në “De Biasi nuk kënaqet me 4 pikë, do dy fitore me Islandën dhe Slloveninë”

  1. raimondi says:

    Patjeter duhet ti fitojme te dy ndeshjet _-De Biazi duhet te ndryshoje stilin e lojes
    Te beje loje sulmuese , se te gjitha ekiptet e grupit tone jane ekipe mediokre

    Ne kemi loz kunder Gjermanise, Anglise e Rusise ne loje sulmuese e kemi bere great futboll
    dhe na tani na vjen ky idiot dhe i fut lojtaret tane ne mbrojtje kunder ketyre ekipeve qesharake

    _-Duhet patjeter te lozni ne sulm e te merni 6 pike, se jane ekipe te rendomta fare keto qe kemi ne grupin tone

    Fitore cuna, -vetem fitore !

    Ti mbysim me peshtyme Sllovenine bashke me ate ekipin e pjerhdur Islanden

    1. Drita Hoxha says:

      eshte koha e koleres zoti De Biazi
      http://imazheshqip.blogspot.com/

    2. gjirokastriti says:

      bej ca dit pushim raimond,,,,,,,,do na kishe rehatuar edhe ne

    3. N. Seferi says:

      Me shume se grushti i nokautit te Nuriut ndaj serbit Nenad Stankovic, me ka impresionuar fjalet e Nuriut.
      Nje patriot i vertete, qe nuk ka pranuar te garoje per Zvicren si disa te tjere!
      http://fashionguests.blogspot.com/

  2. denis says:

    mos e nenvlersoni islanden se eshte me e forte se sllovenia, islanda e rrahu norvegjin 2-0
    te gjithe lojtaret islandeze luajne ne angli,gjermani,hollande prandaj merreni me seriozishte ndeshjen me islanden

    1. kulla e bjeshkve says:

      O Denis,,ne ketu po na thuaj ti qe ta marrim me seriozitet ndeshjen me Islanden?

  3. Andy says:

    Kot te shpresojme: Ne te dy ndeshjet do marrim vetem 1 pike. Nuk jam aspak pesimist, por realist. Nuk mendoj se do te fillojne komentet me sharje ne adresen time pasi une shpreh mendimen tim – KOMBETARJA JONE te m’a nderroje mendimin e gabuar. E kemi treguar ne te kaluaren qe na dridhen gjunjet ne ndeshje te rendesishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje