Shefi i Policisë së Italisë, Antonio Manganeli, ka bërë të qartë se publiku italian duhet të përgatitet për një tjetër furtunë në futboll, të lidhur me procesin e manipulimit të rezultateve sportive. Sipas tij, çështja nuk ka dalë ende në sipërfaqe në shtrirjen e saj të plotë dhe zbulimet e reja mund të jenë më tronditëse”.
“Disa gjëra jokorrekte kanë dalë në skenë, disa të tjera do të publikohen së shpejti dhe mund të sjellin përgjigje të mëtejshme, edhe më të bujshme se të parat”, ishte deklarata e tij që la të kuptonte se vazhdonte përfshirja e emrave të njohur në trukimin e rezultateve sportive.
Ai ka treguar se si ka ndryshuar “moda” e basteve, për të patur sa më pak dyshime dhe për të mos ndikuar në rezultatin përfundimtar të takimit, pasi bastexhinjtë tashmë merren vetëm me episode të veçanta.
“Nuk flasim më për futboll të manipuluar plotësisht, nuk hidhen më baste për rezultatin e një ndeshje, tani vihen baste mbi faktin se një lojtar nxjerr topin jashtë. Mund të vësh baste mbi goditjet nga këndi apo kush është i pari që prek topin me kokë. Është e mundur të kapitalizosh shuma të mëdha parash edhe në këtë mënyrë”, shpjegoi ai.
Keto jane te zakonshme. Italianet qelben boten me keto matrapazlleqet.
Nga lajmet nga Italia do te vecoja koncertin e shkelqyer te Gjigandit Celentano ne “Arena di Verona”. SPEKTAKOLAR! Po ne si zakonisht i vlersojme pasi i humbasim ?
http://fashionguests.blogspot.com
E pashe koncertin.
Celentao mbetet gjigand!