Ronaldo dhe nata e çmendur në “Kamp Nou”

9 Tetor 2012, 18:13Sport TEMA

Braziliani Ronaldo ka luajtur vetëm një vit te Barcelona gjatë karrierës së tij. Ishte sezoni 1996-1997 dhe 20 vjeçari i transferuar nga PSV Einthoven kaloi një sezon të suksesshëm me katalanasit duke shënuar 47 gola në 49 ndeshje me këtë skuadër dhe duke fituar Kupën e Kupave.

Por kaq mjaftoi që Masimo Morati të dashurohej me të dhe ta blinte për shifrën rekord të asaj kohe, 48 miliard lireta, ndërsa më pas te Interi u kthye në një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohëve.

Por sipas një libri që është publikuar kohët e fundit në Spanjë, sulmuesi brazilian ka lënë pas shumë histori të veçanta gjatë sezonit të vetëm me fanellën e katalanasve. “113 vite histori të Barcelonës të shpjeguara në 113 histori” quhet libri që tregon një episod mjaft pikant rreth jetës së futbollistit brazilian.

“Një herë, Ronaldo u vonua të dilte nga stadiumi “Kamp Nou” dhe rojet  e sigurisë së klubit u shqetësuan. Ata vendosën të hynin në dhomat e zhveshjeve për të parë se çfarë po ndodhte, pasi e dinin që po bënte xhiro aty për t’i treguar dy vajzave stadiumin. Hynë brenda dhe e gjetën duke bërë seks me këto dy vajza”, shkruhet në librin në fjalë.

Por më interesant është reagimi i presidentit të asokohe të Barcelonës, Josep Luis Nunez, i cili mësoi nga rojet sigurisë se çfarë kishte ndodhur. “Është vetëm 20 vjeç, nuk paska të drejtë ai të argëtohet!?”, ishte komenti i tij mbi ngjarjen.

8 komente në “Ronaldo dhe nata e çmendur në “Kamp Nou””

  1. Alban says:

    Problemi nuk eshte se ishin vajza, apo se ishin dy.
    Problemi eshte se ishin PROSTI brenda ne krenarine kalalonase!
    E pate dje koncertin e te madhit Celentano?
    Sot nata e fundit!
    http://fashionguests.blogspot.com/

  2. bobi says:

    ky eshte sulmusi me i mire i gjitha kohrave

  3. bashkimi says:

    bobi,je njesh, ky eshte me imadhi. kur mesi te fitoje boteror ,flasim

  4. Tifozi says:

    Mesi i vetem nuk mund ta fitoje boterorin! Loja e Mesise eshte shume me e bukur se e Ronaldos. Ronaldo ka qen tip sulmuesi dhe medoemos do bente gola. Mesi merr topa bga brenda,u sherben bashkelojtareve. Edhe vet shenon gola ne aksione nga me te komplikuarat. Prandaj loja e Ronaldos nuk mund te krahasohet me ate te Mesise. Ky shekull nuk do te nxjerr me futbolliste te tille.

  5. bashkimi says:

    vertet Ronaldo ka qene nje nga sulmuesit me te mire te kohes se vet.
    nuk duhen krahasuar lojtaret qe lujne sot me ata qe kane luajtur 10 vjet para. krahasimi mund te behet per lojtaret e nje brezi si sot Cristiano Ronaldo me Mesin dhe mendimi im eshte se jane njesoj

  6. akil says:

    Po ka patur dhe mbrojtesa te mire me thuaj nje mbrojtes per top te art sot nuk gjen dot.

  7. TOTILA says:

    LERENI MESSIN . AI ESHTE DHURATE ,DHE MOS BENI KRAHASIME ME TE .AI ESHTE NUMRI 1, 2, 3 4 DHE 5 . NUMERIMI FILLON TEK NUMRI 6.

  8. KERCOVARI says:

    cristiano ronaldo dhe messi jan afersisht te nje NIVELI edhe pse nuk gjasojn ne lojen e tyre .. por ka nje RONALDO, fatkeqsisht aj u lendua shum rend ne mosh te re te INTERI dhe kur nuk u rehabilitua se aj ishte edhe 100 her me i mir se messi dhe CRISTIANO.RONaldo

    une i kam pa lojtaret te asaj kohe para 10-15vjet dhe te kesaj kohe por ju smundeni ta imagjinoni RONALDON

    RONALDO ishte i fuqishem teknikisht shum i mire dhe shum i shpejt

    47 gola ne 49 ndeshje ne mosh 20 vjeqare, aj ne at koh gaboj qe shkoj te INTERI duheshte te rri ne BARCELON

    me gje dikush mua se cili a messi apo CR7 kan shenua 47 gola ne moshen 20 vjetesh ??

    dhe RONALDOJA nuk kishte as iniest e as XAVI si messi kesaj kohe qe perfiton shum nga asistimet e tyre

    messi dhe CR7 avvvvvvvv

    ka vetem NJE `RONALDO` IL FENOMENOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje