Mesi: Të gjithë e ndjejmë mungesën e Guardiolës

10 Tetor 2012, 10:35Sport TEMA

Lionel Mesi vazhdon të jetë në një formë të shkëlqyer në këtë sezon, por nuk harron që shumë prej këtij suksesi është meritë e Pep Guardiolës, trajnerit me të cilin ka fituar 14 trofe me Barcelonën duke u kthyer në lojtarin të mirë në botë.

“Të gjithë e ndjejmë mungesën e Guardiolës në klub, pasi kemi kaluar shumë vite bashkë duke fituar trofe. Por tani në klub është Tito dhe shpresojmë që të vazhdojmë në të njëjtën rrugë”, deklaroi argjentinasi në një intervistë të dhënë në “Fox Radio” në vendlindje.

Pas golit të shënuar kundër Kazijas në “El Clasico” shumëkush ka filluar të mendojë se si ai po kthehet në një specialistë të gjuajtjeve standarde, duke shënuar me rregullsi në goditjet e dënimit.

“Më thanë që për të gjuajtur goditjet e dënimit duhej të stërvitesha dhe unë ndalem gjithmonë t’i praktikoj ato pas stërvitjes për të përmirësuar gjuajtjen dhe harkimin e topit, që nuk shërbejnë vetëm për goditjet e lira. Janë gjëra që duhet të përmirësoj”, u shpreh lojtari që me sa duket nuk kënaqet me aftësitë e aktuale.

Në fund, ai ka folur edhe për jetën e tij, duke zbuluar se pret me padurim të bëhet baba dhe të gëzojë lindjen e djalit të tij. “Po pres me padurim lindjen e djalit tim. Jo, nuk i kam blerë ende një top futbolli, do ta bëj kur të jetë më i rritur. Jam i sigurt se do të jetë tifoz i Barçës”, tha ylli argjentinas.

1 komente në “Mesi: Të gjithë e ndjejmë mungesën e Guardiolës”

  1. TOTILA says:

    MESSI per GUARDIOLEN KA TE DREJTE . PO GUARDIOLA DO TE IKTE NJE DITE DHE MIRE BERI QE IKU QE BARCELONA TE MOS ISHTE E VARUR NGA AI . VILANOVA NUK E KA TAGRIN E GUARDIOLES DHE DERI TANI EKIPI PO IKEN PER INERCI .MUA TITUA ME DUKET SE AFRON PAK ME SHUME ME MURINJON SI “DIKTATOR”. PER ME TEPER BARCELONA PO SHFAQ MANGESI NE REPARTIN MBROJTES . MESSIT TANI I DUHET TE LUFTOJ ME SHUME DHE TE B EJ PUNEN E PLAY MAKER POR QE DUHET T’A FILLOJE NE THELLESI TE GJYSMEFUSHES SE TIJ . KJO JA KOMPLIKON GJERAT MESSIT DHE I LE ATIJ PAK HAPESIRA PER TE SHENUAR . MBROJTJA PA PYJOL, PIQUE ,ABIDAL, KEITA ETJERE ESHTE KTHYER NE NJE MBROJTJE SHUME TE DOBET THE TE THYESHME . KESAJ I THONE : KUJTO DITET E LUMTURA ,KUR LENGON NE MERGIM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje