Hleb: Guardiola nuk është trajneri më i mirë

10 Tetor 2012, 13:13Sport TEMA

Mesfushori i BATE Borisov, Aleksandr Hleb, ka treguar se nuk e vlerëson Pep Guardiolën si trajnerin më të mirë në botë, pasi mendon se sukseset e tij kanë ardhur falë lojtarëve që kishte në dispozicion te Barcelona.

Futbollisti bjellorus ka kaluar 4 vite si lojtar i katalanasve, ndërsa më parë ka qenë për katër sezone dhe te anglezët e Arsenalit.

“Unë mësova më shumë nga Arsen Venger sesa nga Guardiola, por Pep është një trajner i mirë”, tregoi 31 vjeçari. “Por Guardiola nuk është trajneri më i mirë në botë, pasi ai drejtoi skuadrën më të mirë në botë me lojtarët më të mirë dhe kjo është arsyeja pse fitoi”.

“Është e vështirë të mos fitosh me një skuadër të tillë dhe Vilanova do të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. Trajnerët më të mirë në botë janë Zhoze Murinjo, Aleks Ferguson dhe Arsen Venger”, u shpreh lojtari që të premten do të luajë me kombëtaren e tij kundër Spanjës.

Ndonëse te Arsenali ai ishte një nga mesfushorët më të mirë në Evropë, të Barcelona Hleb thuajse nuk e pa fushën e lojës, ndërsa ka pranuar se gjithçka ka qenë krejtësisht faji i tij.

“Unë isha shumë ambicioz dhe dëshiroja të luaja më shumë, por te Barça çdo lojtar luante disa minuta. Për mua, aq nuk mjaftonte, isha i inatosur dhe dëshiroja më shumë. Ky ishte shkaku pse kisha disa konflikte me Guardiolën, por tani e kuptoj se ishin thjesht budallallëqe dhe shpërthime të një fëmije të vogël”, tha ai për dështimin me fanellën e katalanasve.

4 komente në “Hleb: Guardiola nuk është trajneri më i mirë”

  1. ncuku says:

    per ke flet ky per babain apo per trainerin. Si baba mundet te kete te drejte ne se e ka pare si te tille si trainer kundershon veten kur thote se eshte grumbullimi me i mire. Por ne loje apo stol e vendoste traineri besoj .

  2. Martin says:

    Bate Borisovin e Hlebit e mundi Guardiola 4-0 vetem me rezerva.

  3. TOTILA says:

    C’jane keta xheloze te vegjel ,si ky HLEB ,qe po t’a perkthesh nga rusishtja do te thote = BUKE . Por ky HLEB-i mua me duket PA-BUKS. U be dhe ky SHURDHJESA QE TE GJYKOJE GUARDIOLEN. TURP MORE ZORAXHI SE ME DEKLARATAT E TUA NUK I BEN NJERIU GJE POR UL DHE ATA PALO PERSONALITET QE MUND TE KESH PASUR . MIRE e tha nje KOMENTUES KETU QE GUARDIOLA BAT-BATIN E MUNDI 4-O ME REZERVA .EDHE MUA ME KUJTOHET AJO NDESHJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje