De Biasi rikthen Canën në mesfushë

11 Tetor 2012, 13:00Sport TEMA

Trajneri i përfaqësues shqiptare, Xhani De Biasi, po mendon të bëjë ndryshime shumë të rëndësishme në formacionin e kombëtares për ndeshjen kundër Islandës, ku padyshim më i rëndësishmi është kthimi i Lorik Canës në repartin e mesfushës, vend ku ai ka shumë kohë pa luajtur me fanellën kuqezi.

Trajneri italian e ka eksperimentuar një gjë të tillë në miqësoren e luajtur dje kundër skuadrës së Olimpikut, të fituar me rezultatin 9-0 dhe ku shihej qartë se ai po ideon një rreshtim ndryshe nga ai i ndeshjeve të kaluara.

Ndryshimet fillojnë që nga mbrojtja, ku Curri është kthyer përsëri në qendër të këtij reparti, përkrah Mavrajt, me Dallkun djathtas e me Agollin që i është kthyer pozicionit të mbrojtësit të majtë, vend të cilin e ka mbajtur gjatë kohëve të fundit Andi Lila.

Kapiteni Cana do të kthehet në mesfushë, ndërsa bashkë me Kukelin do të formojë digën para mbrojtjes. Dy mesfushorët ofensivë do të jenë Roshi dhe Meha, për të shfrytëzuar aftësitë teknike të tyre dhe shpejtësinë përballë shtatlartëve islandezë. Edhe dyshja e sulmit pritet të formohet nga dy lojtarë të shpejtë, Salihi e Sadiku, duke parë se ata janë të vetmit që kanë luajtur më me rregullsi në kohët e fundit, në kundërshtim nga Çani e Bogdani që deri tani kanë ngrohur pankinën në ndeshjet e kampionatit.

Me këtë skemë, “të sakrifikuarit” janë Bulku, Lila e Vila, tre titullarët e sfidave të fundit, të cilët tashmë do të ulen në stolin e rezervave dhe do të shërbejnë si alternativa gjatë zhvillimit të ndeshjes.

De Biasi mendon që me këtë rreshtim, të sigurojë sa më shumë prapavijën, por edhe të ketë njëkohësisht 4 lojtarë që marrin pjesë aktive në lojën sulmuese, duke patur parasysh problemet që u shfaqën në takimin kundër Zvicrës, ku sulmi dukej i izoluar nga pjesa tjetër e ekipit dhe çdo veprim ofensiv ishte rastësor.

8 komente në “De Biasi rikthen Canën në mesfushë”

  1. A Kuq e Zi says:

    Me duket formacion i sakte!
    Bulku dhe Lila jane vertet rezerva te vlefshme dhemund te jene ne formacionin e pare!!!
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/lorik-canaj-apel-per-tradhetaret.html

    1. Argita_B says:

      Meso te flasesh katnar e rilexo veten se ajo qe shkruan sdo me then asgje ne shqip. Il jemi bar lopes se sbohet katanri per internet jo.

      1. A Kuq e Zi says:

        @ Argita_B
        Nuk eshte faji im qe ti je vertete Argita M…!
        11-tshaj e pare eshte e sakte. Bulku dhe Lila mund te jene ne formacion ne pjesen e dyte!
        Kaq shume tru te duhet per te kuptuar?!!
        Heres tjeter, kujdes se mos djegesh siguresen si polici!
        P.S. Sa per katunar … shihu ne pasqyre ?

        1. raimondi says:

          Problemi jone eshte me shume menyra se ca skemash ve ne loje De Biazi ,
          se ne keto ndeshjet qe shkuan nuk pame nje sulm te rjedheshem -me mendim, por vetem gjuajte sporadike ne nga larg

          De Biazi ka edhe te meten qe nuk perdor pasimet ne mesfushe ne menyre qe ekipi te zoteroje topin sa me shume dhe pastja shikon ku i dalin hapesirat

          Edhe reshtimin ne mbrojtje e ka pasur komplet remuje De Biazi _-Nejse do zoti i korigjon ne kete ndeshje , por mua ky trajner me duket shume i dobet

          Ne sulm ai do bente mire te kishe Canin se eshte edhe i gjate edhe dinamik
          dmth mire do oi ishte qe ne sulm te ishte njeri nga dy qe jane rezerve , ose Cani , ose Bogdani –Se keta te dy jane te fuqishem dhe do ishte mire qe njeri nga keta te ishte ne loje qe ne fillim

          Deri tani De Biazi ka treguar se nuk merr vesh nga futbolli , se lojerat e kombetares sone kane qene skandaloze te dobeta ne mendim loje

  2. HORRI bulevardit says:

    Duam dy fitore, ska justifikime, grup me te lehte skemi patur ndonjehere.

    1. raimondi says:

      Ashtu eshte –Grupi jone eshte shume grup i lehte , Te gjitha ekipet jane mediokre , nuk ka asnje ekip tip Super Ekip , si Anglia, Gjermania, Italia, Hollanda, Spanja , Franca etj

      Por e meta jone eshte trajneri -Ai eshte trajner shume i dobet –Gjkynaf te mos kualifikohemi ne kete grup se edhe lojtaret i kemi goxha te mire, por duhet nje trajner i mrie qe te dije ti drejtoje per fitoren

  3. shume mire dalja e canes para mbrojtjes. dhe aktivizimi i rroshit. mendoj se cani ose bogdani duhet titullar ! forca Shqiperia !!!!

  4. EMIGRANTI USA. says:

    PERGEZIME ALEANCES KUQ E ZI. NA GEZON FAKTI QE FATET E POPULLIT SHQIPETAR PO I MER NE DORE NJE GJENERATE QE I DHIMBESET POPULLI DHE ATEDHEU. PORE NA VJAN KEQ QE ATE POPULL E KA FRKESUAR AQ SHUME PASARDHESI I DIKTATORIT ENVE HOXHA. ME EMRIN SALI SATANAJA, SA POPULLI KA FRIKE SI NE KOHEN E DULLES TE DALE NE PROTESTA. TE GJITHA TE KEQIAT QE LULEZOJNE SOT NE SHQIPERI VINE NGA PINOCETI I SHQIPERISE ME EMRIN SALI BERISHA. DUKE MENDUAR E VEPRUAR SI DIKTATOR VENDI ESHTE NE NJE KAOS KU NUKE DIHET FUNDI, NE QOFTE. SE KY DIKTATOR NUKE THYEN QAFEN NJE ORE E ME EPARE. SHIKONI SE SI VEPRON POLICIA E SHTETIT SALINJAN NDAJ PROTESTUESEVE, EDHE PSE ESHTE MARE LEJE PER PROTESTEN, VETEM SE DIGJET POTRETI I DIKTATORIT SALI BERISHA ARESTOHEN DISA TE RINJ TE AK. ASHIKON KY I ASHTUQUAJTUR SHTET DEMOKRATIK SE NE VENDET PERENDIMORE DHE NE AMERIKE NE PROTESTA DIGJEN PRESIDENTA E KRYEMINISTRA DHE ASKUSH NUKE I ARESTON.OBASHKEATDHETARE MERNI SHEMBULL NGA POPULLI GREK QE PERDITE PROTESTON SE JU PREKEN INTERESAT EKONOMIKE COHUNI NGA GJUMI SE PO E PAGUANI SHUME SHTRENJTE NGA NJE DIKTATOR ME EMRIN SALI RAM BERISHA QE MERITON TE VARET PER VUAJTJET E ATIJE POPULLI NE KETO VITE TE ASHTUQUAJTUR SHKERDHATOKRACI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje