Mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike, ka nisur një tjetër etapë të sulmit të tij verbal kundër Zhoze Murinjos, në një debat që vijon prej shumë kohësh mes dy palëve. Lojtari nuk ishte pjesë e ekipit në barazimin 2-2 të ndeshjes së fundjavës, por nuk ka ngurruar të vazhdojë luftën e fjalëve me teknikun portugez.
“Është e qartë se nuk ekziston i njëjti tension ndaj Barcelonës që Murinjo kishte në sezonin e kaluar”, tha ai për “Catalunya Radio”. “Murinjo e ka kuptuar që nuk ka nevojë të shohë Barcelonën, pasi nuk do të gjejë probleme aty”.
“Me sa duket, tani po i kërkon problemet në shtëpinë e vet”, ishte thumbimi i i lojtarit, i cili më pas ka treguar se për të, lufta për titull mbetet e hapur, pavarësisht kryesimit të hershëm të Barçës dhe një distancë prej 8 pikësh nga Reali që në këtë pjesë të sezonit.
“E vërteta është se ne presim një vit shumë të mirë, me shumë sfida dhe emocione. Është e vërtetë që kampionati nuk është fituar ende, por askush nuk e imagjinonte një fillim kaq të mirë. Mos harroni që në vitin tim të parë, kishim 12 pikë diferencë dhe na u desh të shkonim në “Santiago Bernabeu” për të fituar titullin kampion”.
Lojtari i thuri elozhe edhe trajnerit Tito Vilanova, që ka zëvendësuar Pep Guardiolën në drejtimin ekipit katalanas.
“Ai ka fituar besimin e të gjithëve në dhomat e zhveshjes. Tito ka diçka të veçantë. Ne parashikojmë se na presin disa vite të shkëlqyera me të në drejtim”./lajmeshqip
O steke bilardoje!nuk e ka me barcelonen por e ka me shakiren tani.
Vazhdo merrni penallti ju cdo ndeshje dhe normale qe ska burr nene t’ju kapi. Ce do qe po ju mban Spanja me te mira te fitoni kampionatin cdo vit se ndryshe ndaheni fare. Ka motivacione te theksume politike qe ju te fitoni, e te jene pjese e kombetares qe te ndiheni sa me teper “Spanjoll”. Futboll i pjerdhur.
UNE e kam te qarte qe vetem tifozet me te semure te REALIT NUK e shikojne dot barcelonen . REALI NE BOTE KA RRETH 30% TE ADMIRUESVE KURSE BARCELONA 70%. KY ESHTE NDRYSHIMI
Ncncncncncnc,papapapapa,po[popopopopopo