Anjeli: Calciopoli? Zero prova kundër Juves

11 Tetor 2012, 16:54Sport TEMA

Andrea Anjeli vazhdon të insistojë publikisht se Juventusi është i pafajshëm dhe se procesi “Calciopoli” është ideuar me qëllimin për të goditur skuadrën më të suksesshme italiane. I pranishëm në konventën “Liderë në Sport” në Angli, presidenti i bardhezinjve ka treguar versionin e tij të fakteve.

“Përfundimet janë bazuara mbi fakte të presupozuara, nuk ekziston një provë e vetme kundër nesh. Vendimi është marrë në bazë të nenit 1 që ka lidhje me sjelljen sportive. Përfundimi është se nëse sillesh 3 herë në mënyrë josportive, ke bërë një veprim të paligjshëm, por nuk ekziston asnjë provë për një gjë të tillë, ka vetëm fakte të presupozuara. Ekziston një vendim gjykate civile që thotë se sezoni 2005-2006 nuk është influencuar në asnjë mënyrë, ndërsa një tjetër trup gjykues ka saktësuar se sezoni i mëparshëm nuk ka qenë asnjëherë nën hetim”, tha ai, duke iu referuar dy titujve që i janë hequr skuadrës së tij dhe që tani juventinët i kërkojnë përsëri mbrapsht.

Por ai ka folur edhe për tema të tjera, si fair play financiar i vendosur nga UEFA, apo edhe rikthimi i Juventusit në Ligën e Kampioneve.

“Juventusi prej kohësh po përshtatet me sistemin e fair play financiar, por shpresoj që të njëjtin shembull ta ndjekin e edhe skuadrat e tjera evropiane. Objektivat tonë? Liga e Kampioneve është aktiviteti më prestigjioz i kontinentit dhe për shkak të historisë të klubit tonë, duhet të përpiqemi ta fitojmë atë”, tha numri 1 i Juventusit.

1 komente në “Anjeli: Calciopoli? Zero prova kundër Juves”

  1. Juve says:

    Shume e drejte. Juventus eshte lincuar ne menyre publike ne 2006 nga komploti i Interit me federaten italiane. Plerat cuan ne kategori te dyte skiadren me te forte te italise, qe furnizon edhe sot kombetaren me shumicen e lojtareve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje