Menezes: Çdo trajner e quajnë budalla

14 Tetor 2012, 14:09Sport TEMA

Trajneri i Brazilit, Mano Menezes, ka mbrojtur paraqitjet e fundit të skuadrës që drejton pavarësisht kritikave të shumta që ka marrë nga tifozët. 50 vjeçari ka pranuar se nuk duhen pritur vazhdimisht mrekulli nga ekipi që drejton, sidomos për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion që ka sa herë që përgatit një ndeshje ndërkombëtare, sepse një pjesë e lojtarëve udhëtojnë me vonesë nga Evropa.

“Kjo situatë është padyshim aspak e rehatshme”, tha ai për “Globoesporte”. Nuk ekziston një trajner që nuk e kanë quajtur budalla të paktën një herë gjatë karrierës së tij. Familjariteti me lojtarët është shumë më i madh në një klub ku afërsia të mundëson të bësh më shumë në situata të caktuara. Nga ana tjetër, nuk ka bashkë-ekzistencë në 60-90 ditët që të ndajnë mes ndeshjeve ndërkombëtare”, tregoi ai.

“Sigurisht, në rrugën drejt një Botërori që e organizojmë ne, pritshmëria është që të dalim kampionë bote, por duhet të mësojmë të jetojmë me këtë pritshmëri”, tha ai.

Shtypi brazilian ka bërë të qartë se në rast dështimi ndaj Japonisë së Alberto Zakeronit të martën, bordi drejtues i Federatës Braziliane të Futbollit do të fillojë të marrë në konsideratë idenë e shkarkimit të Menezes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje