Ibra: Baloteli dhe Barça, binom mediokër

12 Tetor 2012, 11:25Sport TEMA

Zlatan Ibrahimoviç nuk harron të sulmojë herë për here Barcelonën, ndërsa këtë radhë ka lëshuar një deklarate bombë kundër ish-skuadrës së tij.

Sipas asaj që raportojnë media të ndryshme botërore, sulmuesi suedez ka lëshuar një prononcim që në dukje ka qenë shaka, por që në fakt ka bërë shumë bujë. I pyetur nëse e shihte Mario Balotelin si një kandidat të mundshëm për të veshur fanellën e Real Madrid, Ibrahimoviç është përgjigjur me një batutë që do të shkaktojë debate të shumta në ditët e ardhshme.

“Baloteli te Reali? Nuk e shoh, i përshtatet më shumë Barcelona. Ekip mediokër, lojtar mediokër”, ka qenë batuta që Ibrahimoviç ka lëshuar në një rreth miqsh, por që ka përfunduar në faqet e internetit të gjithë mediave sportive më të rëndësishme botërore.

Deklarata në fjalë krijon probleme të dyfishta për lojtarin, duke parë se përveç replikës së mundshme nga skuadra katalanase, ai do të ketë një “tërheqje veshi” edhe nga menaxheri i tij Mino Raiola. Ky i fundit është njëkohësisht edhe menaxher i Mario Balotelit dhe kuptohet që nuk është i lumtur kur një nga lojtarët e tij kritikon një tjetër.

Për më tepër, Baloteli dihet që është një personazh problematik dhe shpërthimet e tij janë shumë më të pakontrollueshme se ato të Ibrahimoviç, gjë që mund të tensionojë më shumë situatën në një përballje të mundshme mes palëve, qoftë edhe mediatike me deklarata në distancë.

5 komente në “Ibra: Baloteli dhe Barça, binom mediokër”

  1. TOTILA says:

    ATEHERE JAM UNE I PARI QE REPLIKOJ ME KETE MERCENAR TE PERJETSHEM ME KETE RRUGAC,VAGABOND ME KETE TRIBU ME KETE QE BEN SI GANGO, ME KETE XHELOZ ,ME KETE BOSHNJAKO -SERBO-SLLAVO-MYSLIMANO -TALEBAN. KY LLUM QE E PERZURI GUARDIOLA TE CILIT UNE NE ATE BOTE NUK I DHASHE TE DDREJTE ,por GUARDIOLA PASKA VEPRUAR ME MENDJE NE KOKE ME KETE SHTAZE. GUARDIOLA E PASKA HEQUR ME KOHE NGA VRESHTI “GRAMIN ME GJITHE RRENJE ” SE PERNDRYSHE DO TI KISHTE ZENE ZENE FRYMEN VESHULEVE DHE ASHTU PLOT ME KOKRRA TE MEDHA DHE TE EMBELA. IBRAHIM-O -VIC KOLKOZI ,KY FODULL QE I PELQEN VETJA ,KY M….T DUKET SE KUSH ESHTE QEKURSE KONTRIBUTI I TIJ NE KOMBETAREN SUEDEZE ESHTE NJE HIC. SUEDIA TANI ESHTE NJE EKIP KREVATI DHE PER ME SHUME NJE EKIP MEDIOKER,SEPSE KY PISI NUK KA NDERMEND TE KONTRIBUOJE POR TE MERRET ME FJALE SI NGATERRESTAR QE ESHTE. SUEDIA KA QENE DIKUR NJE EKIP QE MERREJ NE KONSIDERATE,POR QYSH SE KA ARDHUR KY KOKEDERR AJO NOTON NE UJRA TE TURBULLTA . ME MIRE QE E NXJERRR VEHTEN E TIJ NE PAH T’A NJOHIN ME MIRE SE KUSH ESHTE KETE MASKARA !!

    1. natyre e blerte says:

      Totille, ik me mire te emisioni Natyre e blerte, leje futbollin se so per ty.

  2. DaDy says:

    ky per mua,gjithmone mua,eshte GJIGAND i futbollit

  3. Leo says:

    Pa pike dyshimi nje pleher mercenare me shume pak talent!
    Barça eshte ART i kulluar, ndersa Imbrahimohiç = Mediokritet!

  4. Adriatik says:

    Kush e kupton futbollin e di qe ibraderrovic eshte blerja me e donet qe ka bere ndonjehere BARSA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje