Lëv shuan polemikat në skuadër

12 Tetor 2012, 11:00Sport TEMA

Joakim Lëv pretendon se alternativat e shumta në dispozicion të kombëtares që drejton janë çelësi i suksesit të së ardhmes së Gjermanisë, ndonëse shumë lojtarë janë të pakënaqur meqë mbeten në stol.

Ekipi gjerman u trondit nga deklarata e Bastian Shvajnshtajger një ditë më parë, kur mesfushori tha se kësaj kombëtareje i mungoi shpirti i skuadrës gjatë Euro 2012, pasi mungoi mbështetja e lojtarëve të stolit ndaj atyre që luanin si titullarë. Por Lëv bëri të qartë se nuk e mendon njëlloj me mesfushorin e tij.

“Kuptohet që është e vështirë të ruash frymën e bashkëpunimi në skuadër për 7 javë radhazi dhe lindin përplasje kur nuk je pjesë e të njëjtit klub në Bundesligë, por atmosfera në përgjithësi ka qenë e mirë. Ndoshta jo aq e mirë sa në Botërorin 2010”, pranoi Lëv.

“Atëherë gjërat ishin pak më ndryshe, me disa lojtarë që ndoshta nuk ishin të lumtur që qëndronin në stolin e rezervave, por që gjithsesi jepnin mbështetje 100% për ata që ishin në fushë”.

Duke arritur në gjysmëfinalet e dy turneve madhorë radhazi, si dhe në finalen e Euro 2008, Gjermani cilësohet si pretendente për fitoren e në Brazil 2014. Lëv beson se kjo është vetëm meritë e numrit të madh të lojtarëve cilësorë që ka në dispozicion.

“Që nga viti 2008 kemi patur më shumë kandidatë për ekipin kombëtar dhe kjo rrit konkurrencën për një vend në formacion. Konkurrenca për një vend në kombëtare është e nevojshme, pasi në ekipin kombëtar askush nuk e ka vendin të siguruar”, paralajmëroi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje