Mesi dhe Falkao vazhdojnë garën e golave (VIDEO)

13 Tetor 2012, 11:06Sport TEMA

Lionel Mesi dhe Radamel Falkao vazhdojnë sfidën personale në distancë të golave, duke udhëhequr Argjentinën dhe Kolumbinë drejt sukseseve në kualifikueset e Botërorit 2014 në zonën e Amerikës së Jugut.

Mesi ka qenë protagonisti absolut i fitores 3-0 të Argjentinës përballë Uruguait, falë dy golave të shënuar në këtë sfidë. Në pjesën e parë ai dha spektakël me driblimet e tij mes mbrojtjes kundërshtare, ndërsa goditi edhe shtyllën.

Por në pjesën e dytë, ishin dy pasime të Di Marias që gjetën Mesin e Agueron për të shënuar dy gola që praktikisht mbyllën ndeshjen, ndërsa Mesi vulosi rezultatin përfundimtar me një tjetër goditje dënimi perfekte, këtë radhë duke kaluar topin poshtë murit të lojtarëve uruguaianë.

Ndërkohë, Radamel Falkao praktikisht ka mundur i vetëm Paraguain me dy golat e tij në sfidën e luajtur mbrëmë. Në një ndeshje ku kishte luftë të ashpër fizike, ylli i Atletiko Madrid shënoi dy gola në pjesën e dytë për të siguruar 3 pikët dhe për të mbajtur Kolumbinë në vendin e dytë në grupin e Amerikës së Jugut, vetëm një pikë pas Argjentinës kryesuese.

Për t’u veçuar është se në ndeshjen mes Bolivisë dhe Perusë, të përfunduar në barazim 1-1, autori i golit për kombëtaren peruane ishte Huan Karlos Marinjo, ish-futbollisti i Dinamos, të cilin drejtuesit e klubit kryeqytetas e patën cilësuar “të pavlefshëm” pas aktivizimit të tij një sezon në radhët e kësaj skuadre 6 vite më parë.

http://youtu.be/ErROUvGNfAo

http://youtu.be/LT1jdh-3JP8

1 komente në “Mesi dhe Falkao vazhdojnë garën e golave (VIDEO)”

  1. BREGU I DASHIT says:

    MESSI VAZHDON I SIGURTE MARSHIMIN PER HERE TE 4 -te per BETEJEN E TOPIT TE ARTE . SHENOI 2 GOLA ,NE TOTAL ME KOMBETAREN 30 GOLA 6 GOLA LARG MARADONES dhe BATIGOLIT . RONALD-a qaramania bente dje gjeste kunder RUSISE. LOJTARET E BARCELONES DJE SHENUAN 6 GOLA ME KOMBETARET E TYRE : 1 GOL JORDI ALBA: 3 PEDRO RODRIGUEZ ,PER SPANJEN DHE 2 GOLA “PLESHTI” ME ARGJENTINEN,I CILI MBREME NXORI NGA ARSENALI I VETE TJETER GODITJE DENIMI POR JO DHE AQ SPEKTAKOLARE ,POR VETEM SA PER NDRYSHIM “MENUJE “. KURSE NGA LOJTARET E REALIT SHENOI VETEM PEDERASTJA OZIL-e per GJERMANINE QE PER HIR TE VERTETES ESHTE LOJTARE INTELIGJENTE. LE TE PRESIM TE MARTEN .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje