Piloti i Lotus në Formula 1, Kimi Raikonen, ka siguruar se preferon të dalë i katërti në renditjen e Botërorit para një vendi të dytë apo të tretë, pasi nuk dëshiron të marrë pjesë në mbrëmjen zyrtare të dorëzimit të çmimeve në fund të sezonit.
Finlandezi, kampion në vitin 2007 me Ferrarin, është aktualisht i treti në renditjen e kampionatit kur kanë mbetur vetëm 5 gara deri në fundin e tij, por ka bërë të qartë se për të ka rëndësi vetëm vendi i parë.
“Nuk ka rëndësi nëse dal në vend të dytë apo të dhjetë, për mua nuk ka asnjë rëndësi. Preferoj të mos dal i dyti apo i treti në botëror që të mos shkoj te ceremonia e dhënies së çmimeve. Nuk ka asnjë ndryshim mes vendit të dytë dhe të pestë nëse nuk fiton titullin”, tha piloti që mban nofkën “Njeriu i Akullt” për shkak të sjelljes së tij të qetë dhe thuajse indiferente.
Në fillim të vitit, pasi u kthye përsëri në botën e Formula 1, Raikonen tha se do të ishte kënaqur po ta dinte se do të ishte i treti në këtë sezon, por tani 32 vjeçari ka ambicie shumë më të mëdha duke parë se mund të garojë si i barabartë me pretendentët për titull.
“Një herë që bën diçka mirë, shpreson që të përmirësohesh dhe të bësh edhe më shumë në garat e ardhshme”, tregoi moton e tij piloti finlandez që ka hipur në podium në 6 nga 12 garat e fundit.
Me gjithe respektin qe kam per Raikonnen e konsideroj deklaraten e tij te nxituar dhe shume naive. Raikonnen nuk garon ne F1 per arritjet e veta personale, por edhe per ekipin e sponsorat qe i paguajne kontraten e majme. Keshtu qe si i dyti me te pestin nuk ben ndryshim per ty, por ben shume sens per Lotusin, keshtu qe lere egon personale menjane dhe jep maksimumin per skuderine.
edhe une ashtu mendoj
si pilot raikonen eshte me lart se hamilton , alonso dhe vetel . eshte tjeter gje qe sot diferencen e ben teknologjia e makinave.
Shumaker, raikonen eshte pilot i mire por nder pilotet ca ka sot furmula1 me alonso nuk krahasohet as edhe ni prej tyre. po deshe e shikojm nga titujt, nga garat e fituara apo cili nga keta ka fituar me shume gara kete sezon.
Jam plotësisht dakord me Kimin se është i vetmi pilot i formula 1 që është origjinal e jo si alonso,vetel,apo ndonjë tjeter që pas fitimit të një gare bëhen aq hipokrit sa falendorojn për sukses tezen, dajen apo edhe najkusheri të larget.