Kuba pa lojtarë në stol ndaj Kanadasë, arratisen drejt "ëndrrës amerikane"

13 Tetor 2012, 12:24Sport TEMA

Kombëtarja e futbollit e Kubës mbërriti në Kanada me vetëm 15 lojtarë, por në ndeshjen kundër vendasve ishin të gatshëm vetëm 11 të tillë, pasi delegacioni kishte pësuar firo gjatë rrugës, për shkak të arratisjes së lojtarëve që ndjekin “ëndrrën amerikane”.

I pyetur rreth kësaj çështje pas takimit, trajneri Aleksander Gonzalez, fillimisht nuk dëshiroi të prononcohej, por më pas pranoi se lojtarët ishin larguar nga ekipi dhe tashmë ishin emigrantë të paligjshëm me ëndrrën për të kaluar kufirin drejt SHBA.

“Ashtu si me çdo skuadër sporti kubaneze që udhëton nëpër botë, të gjithë vihen në ndjekje të “ëndrrës amerikane”. Është shumë e vështirë të mbash skuadrën të bashkuar. Sigurisht që është një situatë e vështirë për ekipin dhe më e vështirë për mua që të flas rreth kësaj çështje”, tha ai.

Situata ishte shumë ironike gjatë zhvillimit të këtij takimi, pasi ekipi kanadez kishte 10 zëvendësues të gatshëm për këtë sfidë, ndërsa në stolin e Kubës gjatë ndeshjes ishte i ulur vetëm stafi teknik i skuadrës. Jo rastësisht, Kanada fitoi lehtë 3-0 në këtë takim të vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2014.

10 komente në “Kuba pa lojtarë në stol ndaj Kanadasë, arratisen drejt “ëndrrës amerikane””

  1. Opaopa says:

    Enderr Amerikane ? Si ka mundesi, Kuba eshte shteti me mjeksine me te mire ne bote, me arsim, falas, me sistem social te perkryer, nje utopi e vertete sipas gjithe tocave komunist e socialist qe na derdellisin me keto ideologjira edhe sot e kesaj dite perfshi edhe ketu ne forum.

    1. shpati says:

      Gabim bejne,qe ARRATISEN PER NE KANADA!!!
      Le te vijne ne Shqiperine e Sali Beut,qe te provojne LUMTURINE E VERTETE,QE AS E KANE ENDERRUAR NDONJEHERE!!!
      KUBA eshte shtet HUMAN,ndaj shkojne atje per t’u mjekuar nga semundje te renda ,deri dhe KANCER,sic ndodhi me Chaves-in apo Maradonen!!!
      Shikoni sportistet kubane,qe shkelqejne ne cdo sport!!!
      Ndersa SHQIPTARET KONKUROJNE ME DROGEN DHE KRIMIN!!!

  2. Call of duty says:

    Eshte e vertete qe Cuba ka zhvillim ne ato fusha. Problemi pse Cubanet arratisen eshte komunizmi, liria e fjales pak a Shume si komunizmi I Shqiperise por pa zhvillimin e Cubes. sa vende komuniste ka ,qe Kane nje mjeksi te avancuar ne bote kundrejt semundjeve terminale?

    1. Ben Chicago says:

      Te gjithe keta kokekuqet e PS ti marresh e ti cosh ne Kube.meqe nuk iu pelqen demokracia dhe Berisha,atje mund te jetojne te lumtur.

      1. shpati says:

        Po ti fashisti i ZI Ben Shpellari,meqenese je i kenaqur me KRIMET E PA NUMERTA TE SERBIT BERISHA,jepe emrin e vertete,qe ta kemi parasysh pas zgjedhjeve te ardheshme te japim nje post me te larte!!!
        Fshihesh pas tastieres,se e di,qe jetojme nen SUNDIMIN FASHIST TE BERISHES,qe te heq qafe per akuzen me te vogel kunder tij!!!
        Ju jeni PLEHRAT E SHQIPERISE!!!

        1. Bashkim says:

          Or ti cun me pseudonimin e Enver Hoxhes ne kohen e luftes e di ti si fashizmi dhe komunizmi i perkasin rrymave ideologjike te majta,por ky i fundit eshte me shtazarak ne trajtimin e popullit te tij.Vertet qofte Mussolini si dhe Hitleri jane padyshim mostra socialiste,por para krimeve te Stalinit,Mao Ce Dunit apo Pol Potit ata jane fatosa qe nga varri i tyre makaber pane se cfare eshte krimi i vertete.Me fal se harrova pa dashje adashin tend Enverin.

    2. Artur Duka says:

      nuk u plas shume per lirine e fjales. Se mos ne Amerike do merren me politike ata!
      gjithe puna eshte qe nuk kane para dhe ata e dine mire se c’perfitime kane futbollistet qe luajne ne vendet e zhvilluara.
      tani, edhe po pati ndonje qe do te katandiset si mos me keq ne Amerike, kjo dihet, por sidoqofte njerezimi ecen perpara!!

  3. Andy says:

    Ceceni Ben Bathorja paska hy n’kompjuter….hahahahahaaaaaah!

  4. orli says:

    E bashke me ta kryekuqaloshin sali ram berisha,sepse ka pervoje te madhe ne mbledhjet e organizates baze te ppsh-es e sidomos ne mbledhjet konspirative te sigurimit te shtetit si rezident qe ka qene.

  5. parisi says:

    komunistat hahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje