Kombëtarja shqiptare e futbollit U-19 është shumë pranë kalimit në turin Elitë për Evropianin 2013 të kësaj grupmoshe, falë një paraqitje të mirë që po bën në aktivitetin që organizohet në vendin tonë, në Vlorë dhe Fier. Dy ditë pas humbjes me Italinë, skuadra e drejtuar nga Foto Strakosha ka arritur të tregojë vlerat e saj me një fitore të shkëlqyer përballë Belgjikës me rezultatin 3-1.
Në një ndeshje të dominuar tërësisht nga kuqezinjtë, ka qenë Kavazaj që i ka dhënë avantazhin Shqipërisë me golin e tij në minutën e 26-të. Një penallti e realizuar me saktësi nga Kabashi në minutën e 76-të ka çuar në 2-0 rezultatin e sfidës, ndërsa belgët kanë shkurtuar diferencën pak minuta më vonë me anë të Shehajt në minutën e 79-të për të vulosur rezultatin e kësaj ndeshje.
Kur kanë mbetur për t’u zhvilluar dy ndeshjet e fundit, Shqipëri-Bjellorusi dhe Itali-Belgjikë, grupi kryesohet nga Italia me 4 pikë, e ndjekur nga Shqipëria dhe Belgjika me 3, ndërsa Bjellorusia ka vetëm 1 pikë. Kualifikohen në turin tjetër 2 skuadrat më të mira të çdo grupi evropian.
http://youtu.be/O8S3WhziDYk
E pashe dhe me pelqeu shume. Tek ata i kemi shpresat.
Ndersa De Biazi duhet te marre ne kombetare Berishen patjeter…
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/besart-berisha-best-of.html
Idiot!!!!!
Berishen e ka fjalen per Besart Berishen qe luan ne Australi .
Pastaj do të kemi një Berishë në portë dhe një në sulm!
Dhe një kryeministër! ?
Natyeisht qe e ka fjalen per Berishen e Austaralise , sepse ky qe kemi ne kryeministri eshte kampion noti
Mos ti ngaterrojme gjerat ju lutem
Dhe per saktesi eshte kampioni absolut per not qeni
hahaha