Iniesta zbulon futbollistin ideal

15 Tetor 2012, 17:25Sport TEMA

Andres Iniesta, ka shpjeguar se çfarë do të thotë për të një lojtar total, duke “ndërtuar” një të tillë në bazë të karakteristikave të ndryshme të futbollistëve me të cilët luan, apo që ka si kundërshtarë.

“Profili i një futbollisti total formohet nga aftësia e lojës në ajër e Radamel Falkao, personaliteti i Karles Pujol, gjuajtja me të djathtën e Ksavi Hernandez, gjuajtja me të majtën dhe aftësitë e Lionel Mesi, saktësia taktike e Serxhi Buskets si dhe nuhatja prej golashënuesi të Kristiano Ronaldos”, ishte identikiti i ndërtuar nga mesfushori që fitoi çmimin si “Lojtari i Vitit në Evropë” si dhe “Lojtari më i vlefshëm” në Euro 2012.

Futbollisti ka folur edhe për bashkëjetesën me një yll si Lionel Mesi, si dhe përmirësimin e dukshëm të këtij të fundit në një nga gjërat e pakta që i mungonin, ekzekutimin e goditjeve të dënimit.

“Bashkëjetoj me të prej shumë kohësh dhe e vërteta është se nuk kam parë asnjëherë një lojtar të njëjtë më të. Çdo ditë, çdo ndeshje, çdo vit, ai arrin të tejkalojë veten. Ai është shumë i ri, ka ende shumë përpara. Në këtë aspekt, një person ndjehet i privilegjuar të jetë në të njëjtin ekip dhe ta ndihmojë për të arritur sukseset së bashku. Goditjet e dënimit? Gjithmonë ka dashur të mësojë goditjet e dënimit. Gjuajtjet poshtë barrierës mbrojtëse janë natyrale, pasi dihet që futbollistët kërcejnë lart”, tha ai, duke iu referuar golit të fundit të shënuar nga argjentinasi me kombëtaren e tij.

11 komente në “Iniesta zbulon futbollistin ideal”

  1. Din Marashi, Shkoder says:

    ke harru nji detaj kryesor o Andres as mish as peshk (emer unisex):
    Futbollisti ideal duhet me qen si ti dhe Messi, 1.5 meter i gjate dhe sa ta prekesh bjen te tok.
    E keni bastardu futbollin krejt.Fotboli don bollsa don pesh e statur e ju nuk e zotroni.Ju jeni futbollistat e faulave.
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/besart-berisha-best-of.html

    1. Tifozi says:

      Ç’thuuuuuuuaaa mor Din. Injesta eshte virtuoz i vertet. Jo e kane bastarduar por e kane çu lojen e futbollit ne majat me te larta te mundshme. Ke par lojen e te magjishmit Injesta,i rrethuar mes 4,5 kundershtareve dhe duke zgjidhur situaten ne menyre te pabesueshme. Çthuuuuuuuuuuuuaaaaa mer jahu.

    2. asen says:

      ik re shaljan ku din ti ca futbolli

    3. Lul Bishanaka says:

      Tika – taka, nuk eshte futboll, eshte ping pong! le ta luajn kinezet nga 1 meter mbi toke!35 kg lojtar, pesha pupel, pffff
      Ishte koha e xhuxhave tani do jete koha e futbollisr=tave atlete te vertete.

    4. Bim Dushku says:

      eshte e pabarabarte, bien ne toke ne cdo kontakt. do propozohet dy kamoionate:
      -50kg
      +50kg

  2. mami inestas says:

    ske len me kokpalar te barces pa e fut o miu i vogel,fut dhe motren tate se e mban bukur me gjoks.kurse gruas jepi vendin e pare per mbajtje me goj.

  3. BENI DETROIT says:

    une jam tifoz i bajern por per mua mesfusha e spanjes eshte e pa pare

  4. Vlora says:

    Lojtar shtatshkurter por gjigand! Iniesta eshte nga ata qe bashke me Xavi Hernadez dhe Mesin, formojne treshen me te mrekullueshme te te gjitha koherave! Por jam i bindur se Barcelona e paperballueshme do te formohej me dyshen Messi & Falkao ne sulm: i pari i pakapshem ne toke e tjetri i pakapshem ne ajer. Te shpresojme qe dirigjentet e Barcelones te ma degjojne fjalen!

  5. TOTILA says:

    GJithe malokeria e urrejne BARCELONEN ,GJTHE INJORANTET ,GJITHE PALACOT. BARCELONA PO E PERSERIS: E KA KTHYER FUTBOLLIN NE ART DHE NE SHKENCE EGZAKTE . KUSH NUK DO NUK E SHIKON. E PATE KUSH I BERI GOLAT E KOMBETARES SE SPANJES ME BJELLORUSINE 4 LIJTARE TE BARCELONES . EDHE PER 10 VJET BARCELONA DO TE JETE NR.1 DERISA T’U PLASE ZEMRA ZILIQAREVE. BARCELONA KA NE AKADEMINE E SAJ 2 MESSA NGA 12 VJECARE!!!!!

    1. X-i says:

      O “Vlora” mos or burre,mos se te degjon stafi i Barcelones e pastaj ec e mposhte Barçen. Mos se Morinjo do vdes para kohe…

  6. E mirë është Barça dhe ska qenë ndonjëher më mirë se 3-4 vitet e fundit,por nuk ka lavdinë dhe historinë e Realit dhe sbesoj se ka për të aritur ndoenjëher në nivelet e tij.Po të mos kish përballë Realin, Barça nuk do kish marr këtë famë që ka sot,megjithese masa e tifozeve jashtë Spanjes jane nën moshën 18 vjeç.Sot per sot midis dy ekipeve diferencën e ben Mesi,as Ksavi dhe as Injesta.Po të mos luaj ai ne Elklasiko Barça kthehet në një argëtim për Realin dhe jo vetëm për të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje