Murinjo: Madrilenët duhet të vdesin në fushë

16 Tetor 2012, 17:28Sport TEMA

Zhoze Murinjo ka përfituar nga pauza për ndeshjet e kombëtareve për të shpjeguar situatën e Real Madrid dhe për të bërë një bilanc të punës së deritanishme. Ai ka filluar duke deklaruar se kishte mbështetjen e plotë të tifozëve të skuadrës,

“Ky është klubi më i mirë në botë për arsye të ndryshme. Historia e tij tregon që ka një diferencë të ndjeshme me të tjerët. Mendoj se madridizmi në përgjithësi më do. Ndoshta disa persona jo, por kjo është normale. Por ndjej se madrileni i vërtetë, ai që mban shallin në qafë edhe rrugëve të qytetit, më beson. Njerëzit vlerësojnë që kam dhënë maksimumin që në ditën e parë këtu”, tha Murinjo.

“Unë në historinë e klubit nuk jam askush, ose shumë i vogël, pasi kam fituar vetëm një kampionat dhe një kupë. Por unë e ndjej aq shumë këtë klub, edhe pse shpesh për arsye të personave të tjerë, konceptet e mia janë shfaqur në mënyrën e gabuar. Mendimi im është se një lojtar i Real Madrid duhet të vdesë në fushën e lojës”, tha tekniku portugez.

“Unë për vete nuk pranoj që ekipi im të luftojë për Ligën e Kampioneve dhe për këtë arsye të jetë 15 pikë larg kryesuesve të kampionatit. Nuk e konceptoj të dhuroj Kupën e Mbretit. Ekipi im i dëshiron të gjitha turnetë. Kjo është përgjegjësia e këtij grupi, është emblema e identitetit të tij”, tha ai duke iu referuar faktit se pret nga skuadra të luftojë për çdo trofe të mundshëm në këtë sezon.

Në fund, Murinjo i ka paralajmëruar të gjithë kritikët e tij që të mos kalojnë asnjëherë në sferën personale debatet rreth skuadrës.

“Kritikat sportive i pranoj. Një opinion i ndryshëm nga i imi është normal dhe e respektoj. Nëse hyjnë në sferën personale, kam vendosur bashkë me familjen time që do të kundërpërgjigjem apo do të përfundoj në gjyqe. Kam fëmijë dhe gruan të cilët vuajnë për gjëra të cilat në të vërtetë nuk duhet të ndodhin”, tha Murinjo.

6 komente në “Murinjo: Madrilenët duhet të vdesin në fushë”

  1. leka says:

    Nuk ja vlen te merresh me kete njeri surrogat.

    1. Vangjeli says:

      Ik ore debil. Qenka ky surrogat?! Po ti s’je askush qe more plehre… Flet ti per Mourinjon!…. Tope kandari je o Leke trapi.

  2. TOTILA says:

    MURINJO: LEGEN ,KACORR, PALACO,LLUM , GRINDAVEC, FUNDERRINE , PSIKOPAT, IDIOT ,QELBESIRE dhe ne fund pleh! A E PATE DJALKEN E MURINJOS ME RUSINE DATE 12.10 DHE SOT ME IRLANDEN . NUK BERI ASNJE GOL RONALD-a. MESSI i beri 2 krye URUGUAIT DHE DO BEJ SONTE PRAPE GOL KUNDER KILIT .

  3. TOTILA says:

    BESOJ JENI NE GJUME POR MESSI THJESHT BERI DETYREN . MUA ME DOLI SI GJITHMONE FJALA DHE AI SHENOI NJE GOL PERLE . AI NXORI NGA ARSENALI I VET NJE TJETER KRYEVEPER . SONTE NUK U LODH SHUME SE RUAJTI ENERGJITE PER TE SHTUNEN ME DEPORTIVON KUR DO TE SHENOJ PERSERI. RONALD-a grindavecia ne keto 2 ndeshje ,ekipi i tij mori vetem nje PIKE DHE SHENOI NJE GOL,POR JO AJO . A E DINI PSE ? RONALD-a KISHTE HARRUAR SONTE XHELIN . JAM I PARI QE SHKROVA NE KETE BLOG DHE NDER TE PAKTIT QE E PASHE NDESHJEN SEPSE NESER (SOT ) DO TE JETE NJE TJETER DITE ME SHUME KOMENTE . JU UROJ GJITHE TE MIRAT GJE GJUME TE EMBEL!

  4. gty says:

    Kurse ju duhet te vdisni ne Fushe Kruje,z.Murinjo!

  5. ermali says:

    o totila, po kur messin e fershellenin tifozet e argjentines, apo e harrove. keshtu e ka futbolli, po ku merr vesh ti thuaj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje