Skandali, TVSH nuk jep Kombëtaren U19 për... mungesë sinjali

17 Tetor 2012, 17:48Sport TEMA

Televizioni Publik Shqiptar ka shënuar një tjetër skandal, teksa në eleminatoret për kombëtaret U19, të luajtura në Shqipëri, nuk ka transmetuar ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi, por atë Itali-Belgjikë. Madje, kjo ndeshje është transmetuar në të dyja kanalet e TVSH-së.

Vetë drejtuesit e TVSH-së kanë thënë se ndeshja e Shqipërisë nuk është transmetuar për mungesë sinjali. Një skandal i vërtetë, duke qenë se bëhet fjalë për një kanal kombëtar dhe që duhet të ketë sinjal në të gjithë vendin, pasi qytetarët shqiptarë paguajnë një tarifë jot ë vogël për të.

Për ndeshjen e 19-vjeçarëve kishte një interesim të jashtëzakonshëm në fakt, duke parë që ata arritën një fitore spektakolare pak ditë më parë me Belgjikën 3-1. Për këtë arsye, shumë njerëz donin që ta shikonin ndeshjen, por nuk kishin se ku, pasi TVSH-ja me papërgjegjshmërinë e vet, nuk e transmetoi fare atë, për çështje banale.

Shqipëria ndërkohë, pësoi një humbje të hidhur përballë Bjellorusisë me rezultatin 0-2, duke u eleminuar. Në këtë ndeshje u ndje shumë mungesa e mesfushorit të Juventusit, Elvis Kabashi, që ishte pezulluar për shkak të kartonave.

6 komente në “Skandali, TVSH nuk jep Kombëtaren U19 për… mungesë sinjali”

  1. Astrit Salillari says:

    NUK HA BITEM ME MECUDIRAT SALISTANSE. DO DEGJOJME AKOMA, FATKEQSISHT NGA INJORANTET.
    ME VJEN KEQ PER CUNAT E U19 ?
    DO PERMIRSOHEN E DO FITOJNE ME VONE.
    PER NGUSHELLIM, SHIKONI “RAKETEN ROSHI” SIC E QUAJNE NE GJERMANI(VIDEO)
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/odise-roshi-albanian-rocket.html

  2. Horri i Bulevardit says:

    Qe ska sinjal TV shteteror kjo nuk na cudit, se me inicialet qe quhet kjo TV, si TVSH, me siguri i duket tatimoreve te Berishes, si Takse e Sheshte dhe meqe nuk ndryshon nga TV KLAN, i duket se eshte i njejti televizion dhe per kete taksen e sheshte tatimori me urdher te Berishes, ja me Televizionit Publik Shqiptar, qe ka vetem nje mungese, se nuk eshte publik, por i partise.

  3. saja says:

    nuk ka si te kete sinjal.ne tvsh,drejtorine e transmetimit e drejton nje arsen lupen,i cili ka nja 30 vjet aty dhe eshte i zene vetem me tendera.nuk ka nevoje per specialiste aty,mjaftojne dhe shoferet ne vend te inxhiniereve,mjafton firmat ne dokumenta te jene ne rregull.edhe po te shkoni me gjethe fiku,nuk e kapni dot arsenin.tani ky po u vardiset socialialistave per te vazhduar drejtorllekun.petrit beci kete monster e ka si ujet e paket,se ky i nxjerr leket me grushta.nuk ka si te kete sinjal rtsh,sa do jete ne krye te transmetimit arsen lupeni.ky arsen lupen e ka emrin arben mehilli,inxhinier i dipllomuar ne universitetin e mirdites.

  4. hajni deplomatik says:

    po ata pse kan dal ne fotografi sikur po dhjesin!!!!!!!!

  5. Besi says:

    Skema eshte shume e thjeshte: nuk mund te transmetohen ndeshjet qe do te perfundojne sipas rezultatit te paracaktuar nga klani FSHF-Qeveri per perfitime te majme financiare.

  6. luli says:

    Vertet e pafaleshme
    mezi e prisnim ate ndeshje
    pavaresisht nga rezultati.
    Megjithate bera cbera pashe
    Itali-Belgjike
    Por gjate transmetimit ndodhi
    cudia tjeter Lad Grillo kur jepte
    pozicionet ne klasifikim disa here
    Bjellorusise i thoshte Slloveni
    ej po kjo pune thashe me vete.
    Zonja dhe Zoteri te TVSH ju lutem
    rregullojini keto budallalleqe
    se merrni nga populli miliona leke taksa
    ju falenderoj nese me keni kuptuar
    per shqetesimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje