Hënes: Roben nuk do të largohet kurrë nga Bajern

18 Tetor 2012, 11:13Sport TEMA

Presidenti i Bajern Mynih, Uli Hënes, ka bërë të qartës se klubi po përpiqet me të gjitha mënyrat të sigurojë një tjetër kontratë afatgjatë me Arjen Roben, mundësisht deri në mbylljen e karrierës së holandezit. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2015 me ekipin gjerman, por drejtuesit e Bajernit nuk kanë ndër mend ta lënë atë të largohet.

“Arjen Roben është një nga lojtarët më të mirë që ka veshur ndonjëherë fanellën e Bajern Mynih dhe kjo është arsyeja pse ai do të qëndrojë përgjithmonë në këtë skuadër”, ishte deklarata e Hënes për “AZ”.

“Ai ka dhuruar disa paraqitje të shkëlqyera për Bajernin gjatë këtyre viteve. Ai i vetëm na ndihmoi të ecnim para në çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve të vitit 2010”, vijoi drejtuesi i klubit, duke shuar zërat se bavarezët po mendonin të shitnin futbollistin që ka patur shpesh probleme me dëmtimet dhe nuk arrin të shprehet në nivelet më të larta për një kohë të gjatë./lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje