Ndeshja Rumani-Holandë ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, por këtë radhë në ambientet e një bordelloje të kryeqytetit rumun, Bukuresht. Sipas asaj që kanë raportuar mediat rumune, futbollistë të të dy ekipeve janë takuar pas ndeshjes në ambientet e “Tiffany Piano Club”, ku kanë qëndruar nga ora 1 pas mesnate, deri në orën 4 të mëngjesit.
I pari në këtë klub ka qenë Adrian Mutu, ndërsa menjëherë pas tij është shfaqur Ciprien Marica. Duket se ky i fundit u ka bërë ftesë holandezëve që të bashkohen me ta në ambientet e këtij bordelloje, nëpërmjet shokut të tij të skuadrës te Shalke, Jan Klas Huntelar.
Sulmuesi holandez është shfaqur pas pak minutash para derës së bordellos, ndërsa përkrah tij ishin edhe Roibin Van Persi, Nigel de Jong dhe Ibrahim Afellai. Lojtarët janë parë të largohen nga ambientet e këtij klubi nate në orën 4 të mëngjesit.
Pavarësisht këtij “publiciteti falas”, pronarët e shtëpisë publike dhe sidomos prostitutat, kanë qenë të pakënaqura me vizitën e futbollistëve të njohur. Prostitutat janë ankuar se këta të fundit, ndonëse milionerë dhe futbollistë të disa prej ekipeve të njohura në botë, kanë qenë shumë dorështrënguar, dhe i kanë paguar vetëm nga 150 euro. Kjo është arsyeja pse një prej tyre i ka fotografuar fshehurazi dhe ia ka shpërndarë fotot shtypit.
150 € duket cfare sherbimi dhe cfare malli jeni, malli i klasit paguhet 150€ ora, edhe aq i kini shume