Ja talentet që i thanë “Jo” kombëtares shqiptare

18 Tetor 2012, 17:08Sport TEMA

Përfaqësuesi i FSHF për Kosovën, Jetmir Salihu, është “zbuluesi i talenteve” të institucionit që drejton futbollin shqiptar dhe është pika e parë e kontaktit me të gjithë të rinjtë premtues që luajnë futboll anëmbanë botës. 21 vjeçari ka treguar në një intervistë të dhënë për gazetën “Panorama Sport” se kush janë ata futbollistë të rinj të cilët i kanë thënë “Jo” përfaqësueses shqiptare për t’u aktivizuar me kombëtare të tjera.

“Do të ishte bukur që çdo futbollist që do ta kontaktonim të na kthente përgjigje pozitive dhe nëse do e shihnim të vlefshëm ta bënim pjesë të kësaj kombëtareje, por nuk ndodh kështu përherë. Kemi disa raste të refuzimeve që kemi marrë nga futbollistë që sot ndoshta janë ende të panjohur për publikun shqiptar, por që shumë shpejt do të jenë futbollistë shumë të njohur. Ka dy grupe futbollistësh: ata që në momentin e parë na kanë treguar se nuk kanë qenë të interesuar për të vazhduar kontaktet dhe që për mua nuk janë aspak shqiptarë, por janë treguar burra të vërtetë. Pjesa tjetër janë ata futbollistë që kanë bërë lojë të dyfishtë, duke përdorur emrin e FSHF-së si mënyrë për t’i bërë presion një federate tjetër”, shpjegon ai.

“Kemi rastin e Leonid Loshajt, i cili është bërë i njohur edhe më parë në media, të cilit ia kam paguar personalisht biletën e aeroplanit Nuremberg-Prishtinë dhe më pas do e sillja në Tiranë. Por, vetëm gjashtë orë para nisjes, i ati Leonidit më ka telefonuar duke më treguar se klubi nuk e kishte lejuar djalin e tij për t’u paraqitur në grumbullim. Ndërsa vetë Leonidi më dërgoi një mesazh ku më tregonte se nuk mund të vinte në Prishtinë, sepse ishte i dëmtuar. Situatë qesharake… Po ashtu është rasti i Zymber Bytyçit, i cili është futbollisti me moshë më të re që ka debutuar në Superligën norvegjeze. Ai e ka mbajtur të hapur mundësinë e ardhjes te Kombëtarja jonë, por sa ka marrë ftesën norvegjeze, është tërhequr nga ideja për t’u veshur kuqezi”.

“Veseli e Bunjaku? Nuk e kam ndjekur rastin e Veselit, ndërsa për sa i përket Bunjakut, ish-futbollist i moshave te Arsenali, aktualisht pjesë e Seviljes B, kam komunikuar personalisht. Fillimisht më është dashur të flas në gjuhën angleze, pasi ai është shprehur se nuk e njeh mirë shqipen, madje se e njihte shumë pak edhe Kombëtaren tonë, e cila ishte një shenjë injorimi për ne”, tregoi Salihu.

Sipas tij, Shqipëria sapo ka humbur dy talente të tjerë të cilët kanë zgjedhur të luajnë për një vend tjetër.

“Mendoj se kemi humbur dy futbollistë shumë cilësorë. Është fjala për Donis Avdiajn, që luan te Shalke dhe ka zgjedhur të luajë për 17-vjeçarët e Gjermanisë, duke debutuar me gol në sfidën e fundit. Po ashtu edhe Meriton Bytyçi, madje babait të tij ia pata premtuar se do e bëjmë pjesë të Kombëtares pa bërë seleksionimin, duke njohur potencialin e tij, një qendërmbrojtës 186 cm, i cili ka debutuar gjithashtu me gol në Kombëtaren U-17 të Zvicrës dhe në të ardhmen pres të jetë një mbrojtës i nivelit shumë të lartë”.

Në fund, nuk mund të mungonte komenti rreth çështjes Xhaka që ka bërë bujë një muaj më parë, me akuza të ndërsjella mes tij dhe drejtuesve të FSHF. Salihu ka qenë personi që ka kontaktuar personalisht me mesfushorin e talentuar që luan për Zvicrën dhe ka shpjeguar se si kanë rrjedhur ngjarjet.

“Atëherë ishte Redi Jupi që merrej prej disa kohësh me rastin Xhaka, duke dashur të shfrytëzonim faktin se Graniti e kishte mamanë e tij nga fshatrat e Kukësit. Ndërkohë, ndërhyra edhe unë duke shfrytëzuar faktin se jam shqiptar i Kosovës dhe ndoshta do e bindja më lehtë. Po ashtu, duke qenë se isha anëtar i “Tifozave Kuqezi”, doja t’i dërgoja edhe emocionet e tifozëve shqiptarë Xhakës. Kam kontaktuar Granitin, por ai më ka thënë se për këto çështje mund të bisedonim vetëm me babanë e tij, Rakip Xhaka. Madje i kam dërguar me postë një flamur dhe dy shalle familjes Xhaka. Po ashtu edhe një zarf me një letër, ku i kërkoja Granitit të bëhej pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. Madje kam edhe kopjet e dërgesës, ashtu siç kam edhe kopjen e biletës së Loshajt, të cilat i kam publikuar dhe mund t’i publikoj në çdo moment. Por duket se tentativat tona familja Xhaka i përdori si presion që Graniti të bëhej sa më shpejt pjesë e Kombëtares zvicerane”, tregoi Salihu.

17 komente në “Ja talentet që i thanë “Jo” kombëtares shqiptare”

  1. Alb-Germani says:

    ore Trapa kerkoni talenten ne token shqiptare dhe mundsoni qe rinia e papune dhe e pashprese qe jeton si ne Shqipni si ne Kosove te mos behet preh e droges dhe e imoralitetit,..ju kerkoni ti gjeni gati futbollistat qe pregaditen ne vendet perendimore,qysh ne shkolla fillore,
    Investoni tek rinia juaj ore nderlidhsa,qe perpiqeni te fitoni perqindjet me djersen e djemve tane qe jetojn ne perendim.

    1. denisi says:

      Te lumte Alb – Germani,edhe une te njejtin mendim ndaj me ty……

    2. Brajan , London UK says:

      MJAFT ME ME “SIKUR TE KISHTE HALLA KOQE”!
      KEMI PLOT TALENTE NE KOMBETARE DHE TE TJERE DO VIJNE NGA MOSHAT. T’JU BEJME YZMETIN KETYRE QE KEMI DHE TI NDIHMOJME TE PERMIRESOHEN!
      VETEM NE EKIPIN “SHPRESA” TE VITEVE 80′ KEMI PATUR KAQ SHUME TALENTE SEBASHKU
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/odise-roshi-albanian-rocket.html

    3. Taulant says:

      Jetmir qofsh edhe jetgjate per kete qe po ben per kombin tend dhe timin!

  2. Ben Chicago says:

    nuk desheroj ti para gjykoj
    eshte zgjedhja e tyre dhe boll me kaq.

  3. raimondi says:

    Jetmiri eshte treguar inteligjent kur ka dashur ti joshi Xhaken dhe te tjeret
    me dhuratat e flamurit dhe shalli i kombetares, por ata jane te rinj shume dhe duan te bejne emer me te huajte

    Fajin e ka me shume familja per ta, por nesje s’ke ci ben….

  4. specialist futbolli says:

    Shume artikull i bukur,shume i kuptueshem ,por une ju them si me ata ,si pa ata ,per ne njesoj eshte.Shikoni kete Xhaken apo Xheka si e ka ai qe luan me Gladbah deshtim i plote i gladbahut dikush e gegjeu qe bleu nje lojtar medioker vitin tjeter ai do jete lojtar i kategorise se dyte mbajeni ment,dhe keshtu jane shumica e tyre ,ne fakt po te luanin per kombin do te ishin me te lavdishem per veten e tyre (shif Lorikun nje lojtar i nivelit me pak se mesatar por hero i popullit te vet)

  5. lili says:

    specialisti i futbolit!
    te shkruajsh se canaj ishte ma pak se mesatar tregon se ku je:canaj shte kapitain i Marseilles,edhe dihet ne france se kush eshte Marseille edhe cka duhet per me qene kapitain i asaj skuadre!heroj i Marseilleit eshte halla Loriku atje!

    1. specialist futbolli says:

      Nuk dua ta ul Lorikun per Shqiperine eshte ass por krahasuar me futbollistet evropian eshte mese mesatar ,sapo Marsejen e mori Deshamp i tha qe ti nuk je ne planet e mia dhe qe ateher e verteta eshte se nuk pati me sukses por tjeter futbolli dhe tjeter patriotizmi.

  6. paskuqani says:

    Nuk na çudit fare per kte qe shkruan ne artikull plerat e shqipnis nuk kan fund,por tek e fundit e kujt po i rruhet per ata, ne dhe me kte kombetare jemi te lumtur, rendesi ka qe ne te marin pjes djem qe luajn me shpirt per ngjyrat e fanelles ton dhe ne per kte kemi nevoj, se dhe me kta plera qe i ka rrit ky komb ne kurr nuk do dilnim as kampion bote as europe,ai qee ndjen se esht SHQIPTAR nuk ka nevoj ti luten, por e pret me padurim debutimin me kombetaren e kombit vet, siç bejn te ter fudbollistat ne bot sot,po kjo esht çeshtie karakteri me shum se çeshtie avniri, per kta fudbollist te rinj, se loja ne klube nuk ka lidhje me perfaqsusen;shum lojtar te mdhej AFRIKAN luajn ne europ, por me perfaqesuse perfaqsojn kombin e vet, sa do qe vendet respektive i kan me te varfrat ne bot ata luajn me pasjon,pra ky i fundit esht karakteri njerzor dhe kta shebujt tan jan karakteri i disa muterve qe nga do qe te fshihen era e keqe do i ndjek nga pas.

  7. kuqezi says:

    ore ju,merni vesh apo jo?behet fjale per pare o shoke jo per fame….kujt po ja ndjen per famen…..tek ne vdes per buk,ca do bejn ata,do rrine me ne.leje mor burr se te gjith ne qe shkrujm po te na ofrojne vetem nenshtetesi te huaj dhe asgje tjeter e lem direkt shqiperine,qe ate nate pa prit mengjesin.te rrime shtremet dhe te flasim drejt

  8. zum zum says:

    i lini talentet qe na thoni ju ,po ndertoni stadiume ,fusha stevitjeje ,shpenzoni me shume para ,beni nje kampionat te pakten si qipro ,dhe mos reklamoni talenta qe i njeh vetem nena i tyre ,dhe coni njerz neper stadiume ,kur te ghithe i shikojme ne stadiumet tna ka 4 flamure te camurias te shkupit te koqe zinjeve te ghakoves dhe presidentat qe fryen si bamir topi lul basha ,dashnori i rogozhines etj,dhe asnje sportdashes ,dhe doni dhe kombetare

  9. tonini says:

    Faleminderit Jetmir! Bravo per kontributin, nje gje dihet qe kush do te luaje me Shqiperine nuk e ndalon njeri nese eshte i talentuar. Pallavrat per leke dhe arsye te tjera qe nxjerr Xhaka dhe Shaqiri etj jane genjeshtra sepse ata tjeter thonin ne intervista ne shtypin e huaj dhe tjeter ne tonin. Asnjehere nuk kane dashur por megjithate s’ka problem, ashtu do harrohen andej nga s’i q* njeri si puna e Milaim Rames apo atij kllufit tjeter nga Tirana qe beri nja 2 ndeshje me Austrine dhe firoi.

  10. fshf duhet ta beje me ligj ,vetem 1 here tu degoje kerkesen per te luajtur me kombetaren ne qoftese nuk pranojne ne P…th te motres te vene,nuk kemi nevoje per pederasta dhe gjakprishur,ne kemi nevoje per djem qe e duan atedheun e tyre me shpirt si Loriku me shoke,SHqiperia e Shqipetareve vdekje tradhetareve.

  11. nga azija me kove says:

    ata shyqyr qe jan bo “te jashtem” e ju zorraxhinjt dashkeni me i kthy ne shqipriqi!!!
    ha haaa haeeee..
    hani hani mut ke tigani i sals!!!
    edhe juve sa t’ju jepet mundsija me vrap ikni dhe boheni “te huaj”..

  12. pershendetje quhem Majkell jam 19 vjec do te doja dhe un te kontaktoja me jetmirin sepse dhe un luaj futboll ne gjermani dhe me pare kam luajtur ne itali , per me shum do te doja te kontaktoja vet me Jetmirin nqs ka mundesi sepse e du me zemer kombetaren kuq e zi dge do te doja te isha pjes e kesaj kombetarje , faleminderit !

  13. Arberi says:

    Te gjith duhet ta dim nje gje, qe shume shpejt do te kemi ne shumicen e reprezentacionet te shteteve te europes shqiptare apo me origjine (nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Kosova Lindore, Mali i zi). Kjo nuk duhet te jet brengosese perkunder duhet te jemi krenar.
    Edhe sikur Federata te organizohet mire ne identifikimin e talenteve, prap do te ket raste ku ndo nje do ti ike nga duaret(me deshir apo pa deshire).
    Parashikimi ime eshte ky qe pas 4 – 5 viteve do te kemi Ne Zvicer min 4, Norvegji 3 Suedi 3, Finland 2, Danimark 1 Gjermani 1 Kroaci 1 Slloveni1
    Mali i zi 1 Franc 1 Belgjik 1 Itali 1 Greqi 1 etj
    Qe keta ti grumbullosh te luajn per Shqiperin apo Kosoven duhet kushte te cilat nuk i kemi, prandaj mos insistoni shume, le te zgjedhe ai ne ket rast dhe askujt mos ti pengoj kjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje