Fulhami vëzhgon portierin Etrit Berisha

19 Tetor 2012, 10:46Sport TEMA

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është në fokusin e ekipit anglez të Premier Leagues, Fulham. Burime të sigurta pranë tij kanë treguar të enjten për “Panorama Sport”, se trajneri i ekipit anglez, Martin Jol, është interesuar së fundmi për portierin e Kalmarit suedez.

Sipas burimit, shkas për interesimin nga ishulli është bërë Arben Kasolli, i cili punon në Holandë si trajner portierësh.

Bisedimet mes palëve janë në fazën fillestare, ndërkohë që portieri Berisha ka kontratë me Kalmarin.

Pas ndeshjes eliminatore Shqipëri – Slloveni, shtatlarti kosovar, i pyetur për të ardhmen, nuk përjashtoi asnjë mundësi.

“Tani për tani, jam i përqendruar totalisht te angazhimi me Kalmarin. Megjithatë, kur të rihapet merkato dimërore në janar, do të shqyrtoj çdo mundësi”, ka thënë ai.

Paraqitja e tij në Suedi me Kalmarin, por veçanërisht grumbullimi me Kombëtaren shqiptare, ka bërë që kërkesat në drejtim të portierit të vijnë në rritje.

11 komente në “Fulhami vëzhgon portierin Etrit Berisha”

  1. Artan Hajro says:

    Eshte portier i mire, me reflekse te mira dhe fleksibel sidomos po te kemi parasysh shtatlartesine e tij 194cm.
    Mendoj se Ujkani tani duhet “te uroje” ndonje demtim te Ertritit qe te zere ndonje ndeshje vendin e tij.
    Ndoshta duhet thirrur edhe berisha tjeter ne kombetare ???
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/besart-berisha-best-of.html

  2. Ben Chicago says:

    sikur te ndroje mbiemrin, se ky mbiemer eshte i urryer nga me shume se gjysma e shqiptareve.

    1. ar says:

      Po c’faj kane njerezit qe mbajne te njejtin mbiemer me Sal katunarin,mos ja fut kot tashti!:(
      Shkoi njoni ne hotel dhe i thote sportelistja:
      -Si ju quajne zoteri?
      Ai pergjigjet: Mut Muti!
      Thote sportelistja: Ju lutem,me thoni si quheni!
      Ai: Mut Muti pra!
      Ajo e nervozuar:Do thoni emrin apo t’ju nxjerr jashte!
      Ai,i detyruar tashme:
      T’a thashe pra,Sali Saliu me quajne! ?

    2. raimondi says:

      Berisha duket qe do behet portier shume i mire —

  3. buki says:

    o beno mos mendo se ti dhe do tjer te kuq si ti jan me shum se gjysma e shqiptarve kjo eshte prrall po te ishte keshtu ju do ishit ne pushtet apo jo

    1. ar says:

      Buqi-buqi,pushteti vidhet me zgjedhje te vjedhura nga banda e Sal katunarit ketu e shume vjet! Apo ke votu dhe ti qe nga Shala e Bajgores si qytetar i Tiranes!? Buf:)

    2. Ben Chicago says:

      o buki
      e thashe per te qene si thuhet mbrenda
      se uturaku i jot urrehet nga 90% e shqiptareve

  4. sali says:

    U Buki te paska lene zoti mbrapa.Me vjen keq per ty .Te te roje i pari i fisit .

    1. Ben Chicago says:

      per kete milet si ky buki edhe me tallje nuk i thuhet me vjen keq te te roje i pari i kopese d.m.th.saliu

  5. helio hanku says:

    Berisha . Perpiqet q t hym n EUROP tashti dhe q t mos ham gol!

  6. Arben Kasolli says:

    Oooo cuna flisni per futbollin (portierin Berisha) lereni fare politiken ahahahahaha. Te fala Beni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje