Oliver Kahn ka kritikuar paraqitjen e Gjermanisë pas barazimit të saj të pabesueshëm ndaj Suedisë, duke sugjeruar se kësaj kombëtareje i mungon forca psikologjike për të ecur para. Ndeshja në fjalë bëri shumë bujë, pasi Gjermania po kryesonte 4-0 kur mbeteshin 30 minuta deri në fundin takimit, por u arrit nga suedezët që e mbyllën sfidën në barazim 4-4.
“Kjo situatë ishte e pabesueshme. Gjermania po dominonte ndeshjen deri në minutën e 60-të. Ishte një idiotësi unike në llojin e saj. Të paktën kur rezultati ishte 4-2, përqendrimi duhej të shkonte për të ruajtur këtë avantazh, duke ekuilibruar mbrojtjen. Por mua më duket sikur kjo skuadër nuk di të reagojë në mënyrën e duhur në situata ekstreme, i mungon një plan B”.
“Në fushë ka pak komunikim, mungon atmosfera miqësore mes lojtarëve. Pasi pësuan golin e dytë nga Suedia, të krijohej menjëherë përshtypja e frikës kolektive dhe paralizës që po shpërndahej mes lojatareve. Kur ke një kryesim të tillë, normalisht që mendon të ulësh marshin dhe nuk e merr kundërshtarin aq seriozisht. Por kur je në kryesim dhe kundërshtari fillon të rikuperojë, ti je ai që humb më shumë. Ndaj kjo bën të përmbyset situata”, tha Kahn.
Sipas tij, puna e Joakim Lëv nuk është vetëm të hedhë në fushë lojtarët më në formë, por edhe t’i përgatitë ata psikologjikisht për situata të tilla dhe rastet kur shfaqen vështirësi.
“Vija mbrojtëse e Gjermanisë po shfaq vështirësi nëse vihen në trysni, siç u tregua edhe në ndeshjen me Austrinë. Detyra e Joakim Lëv është jo vetëm të hapë taktikisht skuadrën në fushë, por edhe t’i japë asaj ekuilibrin mendor. Nuk dua të sulmoj askënd, nuk e bëra as menjëherë pas ndeshjes, por tani është e qartë nga të gjithë që kjo skuadër pëson shumë gola”, përfundoi ish-portieri i përfaqësueses gjermane.
Gjermania ka qe ne ’98 qe me duket nje ekip kot, qe luan me breke neper kembe.
Futbolli ne disa vende ka rene shume.Skuadra te tilla si Gjermania,Hollanda,Anglia,kane fituar me arbitra me Shqiperine.Keto skuadra si dhe Italia,sot nuk kane asnje talent futbolli.