Tifozi i Lids godet portierin e Shefild (VIDEO)

20 Tetor 2012, 11:10Sport TEMA

Portieri i Shefild Uensdi, Kristofer Kirkland, është bërë viktimë e dhunës së tifozëve gjatë ndeshjes të skuadrës së tij në fushën e Lids, e vlefshme për Kategorinë e Dytë angleze dhe e përfunduar me rezultatin 1-1. Pasi pësoi gol në minutën e 77-të, tifozët euforikë të Lids e kanë tejkaluar me festimet e tyre duke hyrë në fushën e lojës pikërisht pas portës së tij. Një prej tyre, ka vrapuar dhe ka goditur në fytyrë portierin me të dyja duart, duke e shtrirë atë në tokë. Kirkland ka vazhduar të qëndrojë në portë deri në përfundimin e ndeshjes, ndërsa tifozi është kthyer i lumtur mes shokëve të tij në shkallët e stadiumit, ku është përgëzuar për “gjestin heroik” i pashqetësuar nga rojet e sigurisë.

http://youtu.be/FjESxzFrJEQ

1 komente në “Tifozi i Lids godet portierin e Shefild (VIDEO)”

  1. Doriana says:

    Gardh me tela me gjemba, klon si ne kohen e Dulles. Ashtu meritojne tifozat si puna e ketij tocit te kuklles. Duket qe eshte tape.
    Po portjeri sa frykacak ?
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/bleona-qereti-hot-pictures-13-years-ago.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje