Allegri ka frikë nga rënia në Serinë B

21 Tetor 2012, 17:12Sport TEMA

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, nuk ishte në gjendje që të sqaronte se si ekipi i tij pësoi humbje në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma ndaj Lazios, duke përmendur pas dështimeve edhe rrezikun nga lufta për mbijetesë.

“Ekipi krijoi raste dhe punoi shumë. Ne duhet t’ia nisim të fitojmë, ose përndryshe ne rrezikojmë që të hyjmë në zonën e luftës për mbijetesë”.

“Ne kemi paguar shumë për rastet e vetme të Lazios në pjesën e parë dhe duhet të mësojmë të shmangim gabimet, edhe pse kishte aspekte të mira nga kjo ndeshje”.

“Së fundmi, ekipi nuk mori rezultatet që meritonte. Trajneri gjithmonë do të jetë i kritikuar, por ne duhet të punojmë shumë për t’u kthyer në tabelë”, ka deklaruar Allegri.

Humbjet nga Interi dhe Lazio kanë kompletuar startin më të keq të Milanit në 70 vitet e fundit.

3 komente në “Allegri ka frikë nga rënia në Serinë B”

  1. AK says:

    Si tifoz I milanit nuk kuptoj pse Berluskoni nuk e ka shkarkuar akoma kete trajnier?Pret qe te jape dorheqjen!!!Maldini, Tasotti,Baresi te gjithe kta mund te jene trajnier perfshire dhe Inzaghin.

    1. Sali=Geddaf says:

      Si tifoz i Interit te them se ska faj tranjeri por drejtuesit me Berlucken ne krye, shite tiago sila dhe ibran, ke bleve ?

      Berlusconi nuk shpenzon me, ne te njejten situate ishte dhe Inter vitin e kaluar, sado qe ndryshonte tranjer prap rezultatet nuk vinin se faj ishte tek lojtaret e jo tek tranjeri, pssi u be revolucion tek Inter kete vit rezultatet jan me te mira se vitin e kaluar.

      1. patrioti says:

        mire komenti ,,interesant..por emri lart e prishka fare..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje