Neimar hedh poshtë kalimin te Barcelona

20 Tetor 2012, 12:46Sport TEMA

Sulmuesi i Santos, Neimar, ka hedhur përsëri poshtë të gjitha pretendimet se ai ka arritur një marrëveshje për t’iu bashkuar Barcelonës. Futbollisti 20 vjeçar iu kundërpërgjigj deklaratës së Roberto Moreno, zëvendëspresidentit të grupit DIA që zotëron një pjesë të të drejtave të tij dhe tha një ditë më parë se ylli brazilian kishte një parakontratë me katalanasit për transferimin në vitin 2013.

Por vetë lojtari e hodhi poshtë një hipotezë të tillë, duke deklaruar se kjo kompani nuk kishte asnjë të drejtë mbi vendimmarrjen se ku do të vazhdonte ai karrierën.

“DIS mund të zotërojë një pjesë të të drejtave për shitjen time, siç e dinë të gjithë, por nuk kanë asnjë përgjegjësi mbi jetën time. Babai im është personi që ka detyrën të merret me vendime të tilla. Nëse ju do të dëgjoni diçka nga goja e tij apo e imja rreth kësaj teme, atëherë mund të besoni se unë po largohem”.

“Ka gjithmonë spekulime të vazhdueshme ndërsa unë gjithmonë them se do të vazhdoj të qëndroj këtu. Ju gazetarët jeni ata që vazhdoni të thoni se po largohem. Ndaj ju lutem, besoni fjalët e mia të paktën një herë”, tha futbollisti i cili luajti ndeshjen e tij të 200 me fanellën e Santos.

Gjatë javës së fundit, media të ndryshme raportuan se parakontrata e mundshme që ai kishte firmosur me Barcelonën, kishte një klauzolë ku ai duhej të paguante 80 milionë euro nëse refuzonte katalanasit pasi të largohej nga Santos.

4 komente në “Neimar hedh poshtë kalimin te Barcelona”

  1. TOTILA says:

    NE SE PO I RRITET MENDJA KETIJ KECIT TE SHTIRE NUK BESOJ QE DO TE ARRIJE TE BEHET DIKUSHI. TJETRA : KAMPIONATI BRAZILIAN ESHTE DISA HERE ME I DOBET ER KAMPIONATI GJERMAN PA FOLUR PASTSJ PER PREMIER LIGEN ,SERINE -A – APO LA LIGEN. NE BRAZIL AI MUND DHE TE SHKELQEJE POR NE EUROPE DUHET PUNE DHE BYTHE TE FORTA. SIDO QOFTE ESHTE E DREJTA E TIJ TE ZGJEDH.POR DHE UNE NUK E DUA TEK BARCELONA SEPSE DO T;U HYNTE NE HAK TE RINJVE TE BARCELONES QE DHE ASHTU JANE BRILANTE SEPSE VIJNE NGA EKIPET ZINGJIR ,JANE PUNETORE DHE NUK JANE PORDHALECER.

    1. Gjergj says:

      Aman o Nejmar Guri, ajde se do te na rrahin :p
      http://fashionguests.blogspot.com/

  2. enver says:

    Po le te kaloje te Gramozi i Ersekes!

  3. helio hanku says:

    Me mir t skoj ne ky te chelsi si Oskar.Mundsisht t nryshoj ne modelin e flokve se kshu si shkojn faaare! :/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje