Përleshen tifozët serbë e malazezë (VIDEO)

22 Tetor 2012, 10:43Sport TEMA

Nëntë persona janë lënduar mbrëmë në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, gjatë përleshjes midis disa tifozëve para fillimit të ndeshjes së basketbollit nga Liga e Adriatikut midis ekipit vendor të “Buduçnost” dhe ekipit nga Beogradi “Partizan”.

Policia malazeze informon se gjatë incidentit me lëndime më të lehta kaluan gjashtë tifozë dhe tre policë, të cilëve u është dhënë ndihmë mjekësore në Departamentin e emergjencës në Qendrën klinike në Podgoricë, shkruan Koha.

Mediat e Podgoricës lajmëruan se policia ka arrestuar pesë pjesëmarrës në këtë përleshje, por ky informacion tani për tani nuk është konfirmuar nga burimet policore.

Mediat lajmërojnë se përveç përleshjes në sallën sportive, janë regjistruar edhe incidente në disa lokacione nëpër Podgoricë. Gjatë incidentit ishin thyer xhamat e disa automjeteve, midis të cilëve edhe të policisë.

Sipas mediave të Malit të Zi, incidentin e kanë shkaktuar tifozët e “Partizan”-it, të cilët me këngë i kanë provokuar mbështetësit e “Buduçnost”-it.

Ndeshja nga java e 5-të e Ligës së Adriatikut në fund u luajt me vonesë prej 30 minutave, ku mysafirët nga Beogradi fituan 81:62.

http://youtu.be/0vkXi6URUpY

3 komente në “Përleshen tifozët serbë e malazezë (VIDEO)”

  1. Burgaxhiu UK says:

    Nuk eshte habi malazezet kane urrejtje shekullore kunder serbeve, deri ne kohen e krijimit te Jugosllavise gjithmone kane qene ne lufte

  2. Besi says:

    Po ne te humburit pse nuk marrim pjese ne Ligen e Adriatikut, por merr Serbia qe Adriatikun e sheh me dylbi?

    1. elio says:

      Sepse nuk jemi vend i ish jugosllavise…apo jo…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje