Kabashi i Juventusit: Kam gjak shqiptari, refuzova Italinë për të luajtur me Kombëtaren

23 Tetor 2012, 13:41Sport TEMA

Një nga talentet me të ardhmen më të ndritur në futbollin Italian, shqiptari Elvis Kabashi, është i lumtur që është pjesë e gjigantit Juventus, por ka treguar se ndihet shqiptar dhe për këtë ka refuzuar edhe ftesën e kombëtares së Italisë.

“Linda në Itali dhe fillova të luaj me ekipe të grupmoshave të zonave pastaj me morri ekipi i Empolit. Nga Empoli kalova tek Juventusi tek ekipi im i zemrës, nuk më besohet akoma që jam pjesë e Juventusit” tha Kabashi.

“Me kërkonte trajneri i ekipit të moshave të Italise, por nuk pranova. Jam shqiptar dhe kam gjak kuq e zi. Nuk luaj për lekë, dua te bëhem i famshëm dhe shpresoj që me këmbë në tokë të arrijë kombëtaren e madhe” deklaroi Kabashi.

Elvis Kabashi konsiderohet si talenti më i madh i futbollit shqiptar dhe këtë gjë e tregoi në dy ndeshjet për U19 kundra Italisë dhe Belgjikës, ku ai shkëlqeu me paraqitjet e tij. Ai I ka kushtuar Juventusit 1.8 milionë euro, edhe pse është vetëm 18 vjeç.

54 komente në “Kabashi i Juventusit: Kam gjak shqiptari, refuzova Italinë për të luajtur me Kombëtaren”

  1. bashkimi says:

    Lum prinderit qe te kane. Krenohem me ty. Je zemra e Shqiptarit. Shendet dhe suksese.

    1. SHQIPTARI says:

      Jete te gjate karrier te suksesshme.Prinderit e tu dhe te gjithe shqiptaret duhet te jene krenar me ty.Gjaku uje nuk bahet kemi lindur dhe do te vdesim SHQIPETAR.

      1. raimondi says:

        Bravo Elvis ! Lum nena qe te ka Elvis !

        Kujdes , stervitu shume.
        Suksese Elvis !

    2. Novruz Shehu says:

      URIMER mor djale dhe suksese!
      Te te rrojne dhe prinderit qe kane merita te medha qe kane edukuar nje djale keshtu si ti, te talentuar po patriot mbi te gjitha.
      Pashe golin e shkelqyer me Bosnje & H. BRAVO!
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/lorik-canaj-apel-per-tradhetaret.html

    3. Kopenhagen says:

      Po ty o Kabashi, s´te ka kerkuar Duka leke?
      Jo per gje, por se atyre xhako-bakove ju kishte kerkuar shume leke.
      Ne princip jam per zgjedhjen e lire, pa paragjykuar, por kur shesin patriotizem duke u justifikuar me genjeshtra, me acaron tej mase.
      Pac nje te ardhme te bukur djalosh, dhe u befsh me i miri i botes.

    4. Epirioti says:

      Ecccc Para Kabashi Madh, je 1shshshshs Fare je. Jo po ta marin vesh ca Xhaka e Behrame &Co cdomethen Shqiptar

  2. Shqyptar says:

    Jo veç gjak, por edhe trute e shqiptarit i paske ti, prandaj edhe s’po mendoke me gjate dhe s’po shifshe ma larg se hunda jote. Shnet deri ne vetedijesim!

    1. albaniafirst says:

      Ti i ashtuquajturi “Shqyptar” vetem shqiptar s’mund te jesh. Po te quaj truthare se kjo fjale te shkon per shtat ty dhe ca te tjere shqipfolesve si puna jote.
      Djem si Elvisi i bejne nder kombit qe e ka lindur, prandaj nuk vdes dhe nuk ka per te vdekur kurre Shqiperia se ka djem e vajza si Elvisi qe identitetin dhe dinjitetin e tyre kombetar nuk e shesin as me dollare e as me “evro”.

      1. Genti says:

        o koqe albaniafirst ka lind ne Itali djali sipas shkrimit dhe jo ne albaniahale(Djem si Elvisi i bejne nder kombit qe e ka lindur.

        qeka i pari qurrash qe po thot se la skuadren e vendit ku mori frym per here te pare, per shqiperine. A u pjerrtht ai dhe ata qe e vlersojne idene e tij se ai ska lidhje fare me realitetin apo me shqiperine

        1. ar says:

          Shqiptari mund te linde kudo neper bote,por po e respektoi vetveten dhe familjen e tij, do thote qe eshte shqiptar edhe ne hene po te kete lindur! Disa te tjere mund te kene lindur madje edhe ne Shqiperi,por nga menyra e vleresimit te vetvetes dhe familjes se tyre,mund te jene jevgj!
          Hajt shnet! ?

      2. Halla says:

        Si the ti si the???

    2. Trimi says:

      Ti qe ke vene emrin ” shqyptar ” nuk qenke asgje tjeter vecse nje koqe kandari mo shoku, po ik rruaj lopet andej se nuk qenke per kete pune ti tope . Elvisi eshte krearia jone dhe e gjith shqiptarise .

  3. Lezh Jani says:

    Ti je KRENARIA E SHQIPERISE jo si ato tradhtaret. Te uroj shume suksese Elvis

  4. Ben Chicago says:

    Bravo Kabashi,duhet te luaje ne kombetaren e te rritureve direkt.I ben krenar gjithe shqiptaret,pervec refugjateve komunist shqiptar ne Europe te cilet kane ndryshuar e shitur gjithcka per te marre nje passaport te huaj.God Bless you.

    1. Ramy says:

      duhet te nderosh ilacet
      nuk te bejne me efekt
      saliu i ka nderuar

  5. Enver Hoxha says:

    Bravo bravo bravo dhe gjithmone bravo, te pafsha ne majen e futbollit boteror.

  6. xhaferri says:

    Zoti ta boft rrugen drit ne sport,je shembulli i nje SHqiptari te vertet qe me te vertet ndjehemi krenar me ty,te urojm suksese ne sport,urimet me te mira per prindrit e tu qe te kan edukuar me kte ndjenj dashurie per kombin tend,kush di se nga vjen, di dhe ku shkon,krenohemi me ty,je vertet pasqyra ku mund te shohin veten te gjith ata qe i kan kthyer kurrizin ekipit te kombit ton,SUKSESE.

  7. denisa says:

    De Biazi merre qe tani ne kombetarene e madhe nje talent ska nevoje te rije tek U 19 apo U 21.

  8. katarakti says:

    Te besh para sa te mundesh mor djale. Se po i ben me talentin tend dhe nuk po i vjedh. Dhe te lozesh me kombetaren tone kuq e zi. Te lumte 1000 here.

  9. kimi says:

    Na mbushe me mallengjim e na ben krenar o cun.Si Tironc i vjeter po te dergoj nje urim Shqiptar lart e me lart te shkosh e te behesh shembull per te gjithe ata femije qe lindin jashte shtetit, si te kane edukuar ty prinderit ashtu po mundohemi edhe ne ti edukojme keta tanet dhe ndoshta kur te rriten te ndjekin rrugen ne gjurmet e tua.Pac dite te bardha o cun.

  10. nardi says:

    O Elvis keto thuaja atyre Xhaka-Shalqirave, se na kishin qene patriota te medhenj, donin te kluanin me kombetaren e Shqiperise po na ju kishte kerkuar Duka leke prandaj luajne per Zvicren.
    Hallall ta befte zoti more djale qe do flamurin tend dhe e ve ate para parave. Duhet ta lexoja dhe ai patrioti i madh, babai i Granit Xhakes , me dy pellembe mustaqe po asnje fije burreri.

  11. Emigranti_UK says:

    Mire eshte me luajtur per Shqiperine por kur mendon se cfar federate kemi me mafjozin Duka edhe ca servila rreth atij si dhe kushtet skandaloze qe afron Shqiperia shiko ndonje drejtim tjeter djall i mbare.
    Shiko karrjeren prosonale tende se atdheun e ka mbuluar MUTI

    1. ar says:

      Edhe ty te ka mbuluar traplliku! Po presim te vish te pastrosh mutin… ?

  12. Gjithe shqiptaret jane krenar per cunat qe nderojn veten dhe Shqiperine ! Urojm te te shohim sa me shpejt ne formacionin e JUVENTUSIT !!!!!

  13. Tomi says:

    Kam vite qe jam tifoz i Juventusit,por sot ,ti djalosh i arte me ribere tifoz perseri me ekipin ku luan.

  14. Qitesi says:

    Emocione per kete deklarate nga nje talent shqiptare qe nuk harron origjinen.BIG LIKE

  15. Te lumt o Elvis Kabashi,je krenaria e kombit dhe me Flamurin Kuq e Zi dhe Aleancen Kuq e Zi ne balle do te arrijme atje ku e kemi vendin,hapin tend duhet ta ndjekin edhe futbollistet tjere qe luajne gjitheandej.

  16. I.Troplini says:

    Nuk kam mbeshtetur kurre Juventus dhe nuk kam ndonje konsiderate per italianet ne pergjithesi, por kur te luash ti per ta,,,,une do harroj gjithcka thashe me lart. Une do behem dashamires i Juventusit te Elvis Kabashit sepse eshte shqiptar. Lum familja qe te ka.

  17. dmx says:

    Bravo te qofte respekt me te tille njerez e me te tille vetedije kombetare do te eci perpara ky komb

  18. BJORN says:

    Te uroj suksese e gjithe te mirat per zgjedhjen mor djale.
    I then dhe kontrabandisteve te federates me ne krye Duken se mjaft vodhet, por merrni shembull nga ky djale e tju vij turp cfar i beni ketij vendi me klanit tuaj prej tradhetaresh te kombit

  19. tani says:

    Te lumte ELVIS. Je krenaria e shqiptaris. Krenar edhe per prinderit qe te kane edukuar me dashurine per atdheun.
    Te uroj suksese ne rrugen qe ke nisur.

  20. ben.wien says:

    Pa tjeter qe do te zgjidhte SHqiperine sepse eshte puro shqiptar dhe jo koqevar Kosove

  21. a says:

    Te gjith jemi krenar qe nje SHqiptar i ritur ne Itali apo ne ndo nje vend Europian te sakrifikoj per SHqiperin ….Pyes??? Po SHqiptaria o Qeveria i do me te njejten dashuri apo i shef si pula per te rjepur….

  22. zum zum says:

    brao talentit shqiptare ,uroj te behet nje futbollist immire ,disa komentus perdorin flammrin kuq ezi te gherghe kastiotit ,flamurin bizantin me ak te te spaiut ,kjo eshte cmenduri

  23. Altini says:

    e per çfare mund te krenohesh me kombetaren tone!?

  24. mergimtari fv says:

    Hallall qumeshtin e nenes qe te rriti me kete brum , King brumi jot eshte brum i vertete shqiptar , te gatuar nga ata prinder te nderuar dhe fisnik , te lumte per vleresimin e sakrificave te prinderve te tu , qe nga e keqa lane vendlindjen (atdheun) per te ardhmen tende , na ngrohe zemren per pjekurine dhe respektin per gjakun qe nuk e bere uje , suksese tek zonja e vjeter JUVE , tek kenaqesia jone tek Komtarja KUQ E ZI , suksese ne jete me gjithe familje , ju lumte si familje qe nuk rate viktima te egoizmit te parase . Me shume respekt nga nje atdhetar i merguar .

  25. BT says:

    Hallall qumeshti i nanes ! Nje djale si ti do ta kishte zili gjithkush!

  26. tonini says:

    Faleminderit Elvis dhe urime! Tregon karakter, mbi te gjitha tregon cfare familje ke dhe jep kontribut per vendin tend njesoj si rilindasit, prandaj do ngelesh ne histori. Ky djale ka lindur jashte dhe luan per vendin tone, jo si plehrat e Zvicres qe kane lind ne Kosove dhe bejn si me qen te huaj.

    Elvis: do ndjesh kenaqesi qe asnje kombetare nuk t’a ofron me Kuq e Zi.

    Trajneri duhet t’a fusi ne Kombetaren A kete djale te talentuar qe te rritet sa me shpejt. E meriton si me talent edhe per zemren dhe kontributin. Suksese!

  27. fieraku4u says:

    TE JET E HAPUR RRUGA PER TY ELVIS KABASHI PERGJITHMON, NA NDEROVE ME KETO FJALE

  28. ilir says:

    Ti KABASHI i vogel, te lumte, sinqerisht, te lumte, sepse ja ke dale mbane qe Mbiemri yt te degjohet ne stadiumet e evropes. Eshte Mbiemer nga nje Familje e Nderuar, respektoje.

    Te uroj suksese ne jete dhe ne futboll dhe mos e harro Atdheun, ai eshte Nje.

    Gjaku do ti therrase nje dite te shprishurit, po do te jete vone.

    Te lumte dhe suksese, Djale !

  29. mirditori says:

    O ELVIS o djal asgan per SHQIPNI zemra bam te ban.Jete te lumtur e suksese

  30. Taulant says:

    Kur te leash me Juven ,do te behem tifoz I saj sic jam dhe tani tifoz me Lacion e Canes dhe te Iglit dhe Pelermon e Ujkanit.Ka vend zemra ime per te gjitha ekipet ku luajne shqiptaret.

  31. gimi says:

    Gjakovar me origjine jane kabashet

    1. eri says:

      Jo po prej Las Vegas. ky eshte verior nga zona e Shkodres, personalisht Ervisin nuk e njoh por njoh prinderit e te afermit qe jetojne ne rrethinat e Empolit.

      1. Rama says:

        Jo bre nuk eshte nga Shkodra.. Eshte nga Rrashbulli i Durresit. (: Suksese te metejshme Elvis.. Lum halla qe te ka <3. Na nderove. Lart e me lart te pafshim gjithmon…

  32. I.L.I.R says:

    Elvis zoti ta beft mbar vlla dhe hallall ta kesh ate gjak ne vena , Shqiperia ka nevoj per njers si ty …..suksese

  33. fane mirdite says:

    o vis nuk kam qen difoz i juves as nuk me pelqen si ekip po tani qe je ti do shikoj te gjitha ndeshjet .Dua te shikoj ne komtare ,se nje lojtar erdhi ne komtare, ai quhet i modhi roshi se na u nxi jeta duke par ca krrabagjinje si puna e bigdanit dhe e tares lojtar miqsije dhe ja servirshin komtares sikur ta kishin ekipin e tyre duka me shoke .Tani filloj konkurenca tani ka futboll iku ujkani do ikin edhe ca finto patriot qe ne mes te 16 bejne sparkat keta ose paguhen ose nuk marrin vesh nga futbolli TE UROJ SUKSESE .

  34. Saimir says:

    Qofsh me jete! Kur degjojme mrekulli te tilla na gezohet zemra.

  35. Tifozi kuqezi says:

    Te lumte Elvis. Ketij i thuhet patriot. Edhe kete nuk e ka lut Duka po erdhi vet. Per Xhaken me kompani paska qen dasht me kap daullen e me i lut ,e lut e l… ,per te dhene kontribut per ATDHEUN ska lutje. Kjo i bie sikur ne te bejme lufte te armatosur me serbin a grekun dhe ti lusim njerezit: ju lutemi hajdeni ne lufte. Ska lutje,patrioti i vertet shkon ne lufte vullnetar. Sigurisht ka edhe mercenar por ata luftojne pa zemer sepse paguhen. Keshtu eshte edhe “lufta”e futbollit. Elvisi do luftoje me zemer ndersa Xhaka do te luftonte per lekun.
    Edhe njeher bravo djale dhe te marrin shembull edhe te tjere talente se si kontrbohet per ATDHEUN.

  36. taip tarrasi says:

    ka le jasht shtetit ky tipi dhe nuk e njef shqipnin fare.
    e njef vetem nga tv klani me duket..
    mund te ket ardh ndonje dit andej nga blloku dhe ka pa ato fotografit e bregdetit shqiptar…
    por kur te vij te rroj me shqiptart,ne qytetet shqiptare,ne rruget shqiptare.. atehere do shkoj andej nga ka ardh me kerku azil politik..
    te tjeret lindin e rriten ne shqipni dhe lejn qimet e bythes per me ik jasht shtetit,kurse ky i le andej matan na dashka me u kthy kundra rrymes..
    le ta provoj..
    do ta pesoj..

  37. Tepelena e Ali Pashes. says:

    Te lumte Elvis qe mendon per vendin tende.Ahhh more Elvis te mendonin te gjithe si ty,si jashte dhe brenda Shqiperia do ecte njelloj si gjithe te tjeret ne te gjitha fushat jo vetem ne ate te futbollit.Te uroje nje karier te gjate te eceshe me kembe toke. Urroje qe te gjithe femijete tane te mendojne si ty .

  38. xhovani says:

    BRAVO ELVIS KABASHI ,LUM AJO FAMILJE QE TE KA RRITUR ,TE UROJ SUKSESE U NE FUTBOLL,,,,,,,,,,,,

  39. Auroni says:

    Urime o Flori,

    Te dhente Zoti shendet e fat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje