Çfarë ka ndodhur me Shqipërinë? Se vetëm për 5 ditë distancë kohore, gjatë dy ndeshjeve, Shqipëria duket ndryshe.
Le të themi se u bë një ndeshje e mirë, sipas meje, nga pikëpamja teknike. Patëm mundësinë ta fitonim këtë ndeshje dhe s’qemë të aftë ta bënim. E pësuam ne dy rastet që patën ata dhe që i shfrytëzuan në maksimum. Do të thosha se futbolli është i pamëshirshëm dhe s’do t’ia dijë se kush e meriton dhe kush jo.
Po përse është gjithmonë i pamëshirshëm me ne, z. De Biazi?
Sepse ndoshta nuk kemi përvojën e nevojshme për të menaxhuar situata të veçanta gjatë ndeshjes.
Sepse që në kohën kur unë isha ende fëmijë dhe shkoja në stadium, gjithmonë kemi thënë se kemi bërë një ndeshje të bukur, por ja që e humbëm.
Po, por 3-4 ditë më vonë kemi fituar një ndeshje dhe e kemi marrë veten. Thelbësore për mua është të mundohemi të punojmë për të ndrequr gabimet dhe për të mos rënë më poshtë, por për t’u rritur dhe për të mos përfunduar përsëri në budallallëqet e zakonshme.
Përveç problemeve që kemi pasur në ndeshjen e parë dhe le të themi atyre gjërave që i kemi zgjidhur në ndeshjen e dytë, a ka diçka që nuk shkon me skuadrën kombëtare shqiptare të futbollit? Sepse herë pas herë janë ndryshuar shumë trajnerë, por prapë ka diçka që nuk shkon. Mos është problem i futbollit, i skuadrës sonë kombëtare… ?
Le të themi se ka të bëjë me kontingjentin. Kjo skuadër kombëtare po përjeton një moment ndryshimi shumë të madh. Po kalojmë një fazë tranzicioni dhe shumë lojtarë që kanë pjesë e skuadrës në të kaluarën janë larguar.
Ata ishin lojtarë të mirë?
Po, ishin lojtarë të mirë, kishin përvojën e duhur dhe që sigurisht ishin shtylla kryesore. Po i referohem Lalës, Skelës… Sigurisht këta ishin lojtarë të fortë, të rëndësishëm dhe që i kanë dhënë emër kombëtares së fundit.
Them se ne jemi në fillimin e një rrugë që sipas intuitës dhe përvojës sime, kjo nismë do të sjellë diçka pozitive. Është e qartë, jo të gjitha gjërat mund të zgjidhen apo të arrihen për një kohë shumë të shkurtër.
Po, por në tri ndeshje ne humbëm me 5 gola. Kjo gjë nuk ndodhte shpesh në ndeshjet e fundit.
Po ju korrigjoj, kemi luajtur 4 ndeshje, sepse kemi fituar me Qipron dhe kemi humbur me Zvicrën, me Islandën dhe kemi fituar me Slloveninë. Por sipas meje, në të gjitha ndeshjet skuadra ka dalë me kokën lart, e ka mundur kundërshtarin.
Sigurisht që kemi paguar në mënyrën…
Nëse ju do ta analizoni, në futboll, edhe nëse ndeshja përfundon zero-zero, njëra nga skuadrat është ndeshur me rreziqe, por që s’i kanë paguar.
Janë gjëra që siç e thashë edhe më parë, duhet të përmirësohen.
Deri tani kemi folur shumë për dy ndeshjet e fundit, por le të flasim në përgjithësi për filozofinë tuaj për kombëtaren e re.
Po ju bëj edhe një pyetje për ndeshjen me Qipron. Ne kemi fituar në 10 minutat e fundit. Çdo të thoshte nëse nuk do të ishim përmirësuar edhe në atë ndeshje?
Le të themi se të fitosh një ndeshje në nivel kombëtar nuk është edhe aq e lehtë. Sepse sa më në majë të ngjitesh, aq më i hollë është ekuilibri dhe ekuilibri prishet ndonjëherë për shkak të disa episodeve: fatsjellëse nëse janë në favorin tënd dhe nëse jo…
Në ndeshjen me Qipron patën një devijim fatkeq… Topi goditi shtyllën, por
mund të hynte në portë dhe rezultati të shkonte 2-1. Në fund të ndeshjes, edhe pas zëvendësimeve, duke u përpjekur me të gjithat mënyra, duke futur lojtarë të freskët si Çani dhe Bogdani në fund të ndeshjes, mund të them se i shfrytëzuam mirë të dyja rastet dhe fituam.
Në ndeshjen me Slloveninë ju i besuat një portieri 23 vjeçar,
një djaloshi shumë të ri që luan në Suedi. Pse e ndryshuat portierin i cili ka qenë pika jonë e dobët që prej 2005, pasi Strakosha la skuadrën kombëtare shqiptare pas 16 vjetësh.
Portieri ka një rol shumë të veçantë. Portieri mbahet mend për gabimet
që bën dhe asnjëherë për topat që pret, ose për ndihmën që na jep.
Besoj se kemi dy portierë të shkëlqyer, si Sajmir Ujkani si Berisha të 88 dhe 89. Janë shumë të rinj, e kanë jetën përpara dhe do të fitojnë përvojë. Ujkanin e zëvendësova, sepse besoj që në jetë ka çaste fatlume ose jo, çaste të qeta. Mendoj se Samirit i rëndonte barra e këtyre tri ndeshjeve që s’luajtën mirë, nga e gjithë skuadra, jo vetëm nga ai. Kjo gjë me siguri po krijonte vështirësi. Vura këtë djalin e ri që më dukej shumë i qetë dhe bëri një ndeshje të mirë.
Ju pëlqeu si portieri i ndeshjes?
Po, më pëlqeu shumë dhe shpresoj që në të ardhmen të përmirësohet
edhe më shumë dhe që të gjithë portierët tanë të rriten, sepse kemi shumë nevojë për ta në këtë projekt për ta parë Shqipërinë të rritet gjithnjë e më shumë.
Që nga dhjetori i 2011, kur morët në drejtim kombëtaren shqiptare keni futur në lojë disa djem të rinj që më parë s’njiheshin. Keni më shumë besim tek të rinjtë, apo mendoni ta rinovoni disi skuadrën kombëtare shqiptare?
Me ç’kisha parë dy vitet e fundit në ndeshjet për kualifikim…
I keni parë ndeshjet që Shqipëria ka bërë më parë?
Po. Kam parë dhjetë ndeshje të kombëtares shqiptare, krijova një ide se si luanin…
Cila ishte kjo ide?
Që ishte një skuadër me ndonjë të metë…
Ndonjë, apo disa të meta?
Ndonjë, le të themi. Por siç e thashë dhe më parë, kishte lojtarë me përvojë që mund të jepnin një kontribut të rëndësishëm. Por ishin lojtarë që po bënin 34, 35, 36 vjeç dhe, për mendimin tim, ishte tepër e nevojshme që kjo skuadër të rinovohej duke pasur parasysh që, kur bën një rinovim duhet të peshosh se çfarë rreziqesh mund të hasësh.
Cilët janë lojtarët e rinj ku ju keni më shumë besim?
Te Berisha kam shumë besim, por edhe te Samir Ujkani, sepse janë ende të rinj. Të tjerë janë Mavraj te i cili kam shumë besim, Lorik Cana i cili mendoj se është në qendër të projektit tonë…
Këtu janë tre të rinj që…
Këtu kemi dytë datëlindjes 91dhe një të 89.
Që do të thotë 21 dhe 23 vjeç. Të ’91 janë Cani, Sadiku dhe Roshi.
Çani është një prej lojtarëve që solla unë.
S’donte të luante për Shqipërinë?
Absolutisht. Besoj se ka ndodhur një keqkuptim në fillim. Edhe për Mavrajn thoshin në fillim se s’donte të luante për Shqipërinë, por në fakt besoj se ka disa çaste në jetë ku lojtarët duhet të tërhiqen në njëfarë mënyre, t’u tregosh rrugën që do të përshkojnë, nëse të ndjekin. Pastaj besoj se thirrja e fanellës, e stemës së Shqipërisë e bën ndryshimin.
Luajnë të gjithë shumë mirë?
Po. Janë lojtarë që kanë përmirësime shumë të mëdha.
Kanë të ardhme në klubet e tyre?
Roshi, për mendimin tim ka potencial të pamasë dhe është një lojtar që s’e ka treguar ende se deri ku mund të arrijë. E kam përmendur edhe në merkaton italiane, sepse është i ri dhe po të kishte ardhur në Itali, për mendimin tim do të kishte pasur mundësinë për t’u pjekur shumë.
Tani janë tre lojtarë që luajnë në Itali, përveç Canës, që tani luan me një nga klubet e mëdha, të tjerët s’luajnë në skuadra të mëdha.
Erjoni luan me Sienën dhe Ujkani me Palermon.
Po, por Bogdani është në fund të karrierës së tij.
Po është një çast i rëndësishëm në karrierën e tij.
I ka dhënë shumë Shqipërisë.
Shumë. Dhe mund të japë akoma më shumë.
Mund të japë më shumë?
Shumë. Shumë. Besoj se ka luajtur me skuadra ku ka pasur kulturë pune. Për mendimin tim është i rëndësishëm në grup.
Ju thatë për shtypin italian se: “Nëse Shqipëria do të mbështetej te lojtarët e saj të mirë, do të ishte njëra prej skuadrave më të mira të Evropës.” Ç’doni të thoni?
E përsëris. Mendoj se kemi humbur rrugës shumë lojtarë që kanë vajtur të luajnë për skuadra të tjera, për federata të tjera.
Kjo është diçka normale, që ndodh dhe me skuadrat e tjera.
Jo, ndodh, por puna është se këta lojtarë mund të rrisnin nivelin. Këtë e them në optikën e të parit të potencialit që do të kishte kjo krahinë. Për mendimin tim këtu lindin lojtarë me talent, që mund të japin shumë.
Mund të thoni ndonjë emër? Kush duhej të ishte në kombëtaren shqiptare që mund ta ndryshonte cilësinë e skuadrës?
Xhaka, Shaqiri, Xhemaili, Berhami. Janë të gjithë lojtarë që do të na kishin sjellë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e cilësisë.
Meqë jemi këtu… para ndeshjes Zvicër-Shqipëri, ka pasur diskutime për pesë lojtarët më të mirë të Zvicrës dhe në veçanti për Xhakën dhe Shaqirin. Unë i bëra një intervistë Xhakës, i cili ishte shumë i acaruar. Ju keni thënë se: “mendoj se është e turpshme që këta lojtarë pranojnë të luajnë për një vend tjetër dhe jo për vendin e tyre.”
Unë e kam thënë këtë?
E keni thënë në përgjithësi për lojtarët që luajnë për një skuadër tjetër.
Besoj se mund të jenë përkthyer keq. Këto fjalë s’i kam thënë unë.
Unë kam thënë vetëm se duhej të pranonin kushtet…
Jo, jo, bëhet fjalë për lojtarët që luajnë për një skuadër tjetër. Në përgjithësi, jo vetëm për Xhakën dhe Shaqirin. Kam thënë diçka shumë të qartë dhe këtë e mbaj mend shumë mirë. Kam thënë se ka situata personale që duhen interpretuar personalisht.
S’mund të bësh përgjithësime për zgjedhje që janë pjesë e jetës së çdo individi. Unë kam shpirt shumë atdhetar. S’do të mund të luaja për Brazilin, për shembull, edhe pse Brazili është skuadër më e fortë se imja. Nëse kam lindur këtu… Unë jam italian dhe do ta kisha të vështirë të luaja për Zvicrën…
Po, por e keni menduar ndonjëherë që këta lojtarë që kanë lindur dhe janë rritur jashtë shtetit të vijnë e të luajnë në një vend ku s’ka stadium,
dhe këtu s’i referohem stadiumit ku u bë ndeshja me Islandën dhe Slloveninë, ku s’ka një fushë stërvitjeje… sepse fusha e Kamzës…
Jam dakord me këtë që thoni, gjithsesi jam i sigurt që rrënjët s’mund të mos dihen. Nëse njerëzit e mi lindin dhe rriten në një vend e më pas, për arsye të ndryshme janë të detyruar të emigrojnë, të shkojnë gjetkë, unë do të marr zakonet dhe traditat e njerëzve ku rri.
Por ka të rinj që kanë lindur jashtë. Ata as që e njohin Shqipërinë.
Pikërisht. Por kanë prindërit që u flasin për gjyshërit që jetojnë aty, që kur ishin të rinj bënin këtë e atë… Besoj se pak histori rreth prejardhjes mbetet, pastaj, siç e thashë më parë, janë zgjedhje individuale të disa njerëzve. Unë s’paragjykoj njeri.
Dje po bëja kërkime për një lojtar të mirë shqiptar që për fat të keq u largua nga Shqipëria në moshën 24-25 vjeçare, në 1991. Luajti dy vjet me Dinamon e Tiranës. Në internet zbulova se karriera e tij ishte në të gjitha gjuhët, edhe pse kishte luajtur vetëm dy vjet në Shqipëri. Dua të them se gjenden informacione në Internet.
Po, por ka probleme në lidhje me UEFA-n që s’të lejon të marrësh një lojtar nëse ai s’ka marrë pasaportën më parë se të marrë pasaportën e vendit ku po jeton.
Në Itali ka shqiptarë që luajnë mirë dhe që kanë një të ardhme?
Ka disa lojtarë. Njëri, për shembull, në kombëtaren shqiptare U19
luan me Empolin dhe e ka blerë Juventusi.
Kabashin.
Shumë i ri. Transferimi i tij ka kushtuar 1,8 milionë euro.
Mendoj se një skuadër si Juventusi nuk shpenzon kot një shifër kaq të madhe.
Do të luajë për Shqipërinë ai?
Them se po. Luajti në skuadrën e Strakoshës dhe bëri një ndeshje të bukur.
Kemi dhe një portier, të birin e Strakoshës, që luan me Lacion.
Po. Është shumë i fortë. Fola dhe me Igli Taren…
Luan mirë me Lacion?
Janë shumë të kënaqur. E kanë çuar dhe një skuadrën e parë për të bërë stërvitje, sepse duan që të përmirësojnë disa aspekte të tijat.
Duke parë skuadrën e Strakoshës mendoni se kemi ndonjë shpresë për të përparuar?
Është kjo që po thosha pak më parë. Duhet të punojmë shumë me atë grupmoshë që të çojmë përpara projektin dhe them se Strakosha po e bën shumë mirë këtë gjë. Ka një skuadër të mirë, nja pesë a gjashtë lojtarë që për mendimin tim janë shumë interesantë. E dini cili mund të jetë problemi? Grupmosha nga 18-21 vjeç është kritike. Po jua shpjegoj pse. Sillen si posedojnë, duke dëmtuar kështu karrierën e tyre.
Kur fillon të flasësh për ta, nisin të fluturojnë. Mendoj se është e rëndësishme të shoqërohen mirë si nga familja, ashtu edhe nga trajnerët e tyre që të hedhin hapat e duhura. U duket vetja super fenomene dhe…
Dhe pastaj mbeten jashtë kombëtares, pra s’luajnë më as me Shqipërinë.
Nëse nuk kanë thjeshtësinë për t’u kritikuar, për të mësuar dhe për të vënë në punë dhuntitë që u ka falur natyra, besoj se humbasin me sjelljet e tyre prej yjesh. Ky është hapi i parë drejt mossuksesit. Ai s’do të shkojë kurrkund.
Ju i sugjeroni të luajnë për Shqipërinë?
Sigurisht që po, sepse më intereson…
Udhëtoni shumë për të parë lojtarët?
Kam qenë në Gjermani, Zvicër, Turqi. Gjithashtu dhe bashkëpunëtorët e mi kanë qenë në Greqi. Kemi qenë pak a shumë kudo për të parë lojtarët.
Ka shumë shqiptarë që luajnë në Greqi? Sepse Në Greqi është pjesa më e madhe e emigrantëve.
Kemi Vilën dhe Lilën që luajnë në Janinë.
E kam fjalën për të rinjtë.
Të rinj kemi, kemi. Kemi disa interesantë të cilët
po i ndjekim. Madje ndonjërin e kemi ftuar dhe mbase
po e mendon, sepse është në optikën e kombëtares greke. Kemi dhe konkurrencën e federatave të tjera.
Një federatë si grekja mund të pranojë më lehtë se ajo italiane,
ku konkurrenca është edhe më e fortë.
Është më e fortë, edhe sepse kombëtarja italiane punon mbi një bazë më të gjerë se ajo shqiptare. Po flasim për numra në nivelin matematikor.
Në Shqipëri jeni absolutisht i lirë, apo ndikon federata kombëtare?
Unë kam dorë të lirë. Federata s’më ka…
Ata të federatës nuk vijnë të thonë “këtë vëre këtu, këtë këtu…”.
S’ma kanë thënë kurrë. Në këtë pikë jam shumë i kënaqur. Do të isha edhe më i kënaqur nëse sot do të kishim 9 pikë dhe të kishim fituar
kundër Islandës, sepse do të ishte diçka vërtet e jashtëzakonshme.
Sot jemi në një situatë…
Dhe fituam ndeshjet më lehtë.
Ndeshjen e lehtë e shohim në fund të saj.
Kemi ndonjë shpresë për kualifikim?
Në Itali thuhet se shpresa vdes e fundit.
Vërtet mendoni se mund të arrijmë në fazën finale?
Po jua thosha pak më parë. Mendoj se ka një ekuilibër të madh. Ndeshjet mund të fitohen prej një episodi pak a shumë fatlum. Është e qartë që nëse dikush s’është i motivuar, mendon se s’mund t’ia dalë mbanë, s’do t’ia dalë.
Nëse s’do që t’ia dalësh mbanë, mendo se s’mund t’ia dalësh. Nëse do të përpiqesh të fitosh, fillo ta bësh këtë duke u stërvitur, duke pasur besim te shoku yt. Besoj se, nëse na shoqëron një forcë e brendshme edhe po të jemi më pak të aftë se të tjerët, mund t’i krijojmë disa vështirësi.
ik o De Biaz pordha, ca shpresash thua ti..!! ti nuk ke shpresa per veten tende, jo me te japesh shpresa per kombetraen shqiptare.. trajner i deshtuar..
Komplimente per analizen dhe strategjine zoti De Biazi.
Kemi shprese se do mberrijme dicka me ju!
SUKSESE!
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/odise-roshi-albanian-rocket.html
De Biazi eshte nje idiot qe nuk kupton se ne loje luhet gabimi, dhe ai duhet
ti instruktoje cunat tane ne kete drejtim para se gjithash , pastaj tu flasi per taktiken
Ai duhet patjeter tu mesoje cunave tane se si te shmangin gabimet ne mbrojtje ,
sepse ato jane fatale dhe vendosin fatin e lojes
De Biazi eshte nje trajner medioket dhe duhet larguar
Trajneri merr pergjegjesite kur skuadra humbet,nderkohe ka pse krenohet kur ndodh e kunderta!futbolli eshte nje loje qe luhet me nje sfere ku e ndjekin te gjithe,dhe kush gabon me pak ka shance te fitoje,futbolli nuk eshte nje ekuacion apo tabele shumzimi.De Biazi nuk mund ti shpjegoje cunave te kombetares ne momente te caktuara se 3+3=6,keto gabime ne momente te ndryshme ndodhin ne te 100 e secondes,dhe kjo eshte pergjegjesi e mbrojtjes,sic ndodhi ne Zvicer ku Cana dhe Mavraj nuk u moren vesh me njeri tjetrin.Nuk diskutohet qe trajneri po punon shume me kombetaren,eshte nga te vetmit qe po ndjek te rinjte kudo qe luajne neper evrope,dhe kohen me te madhe e kalon ne Shqiperi.Por ne nga deshira e madhe per ta pare kombetaren ne nje nga dy kompeticionet e rendesishme evropiani dhe boterori,fillojme dhe fluturojme me pras,qe te ndodhe nje kualifikim duhet funksionojne ekipet zinxhire ne Shqiperi para se gjithash,se ato jane e ardhmja,nga furnizohet kombetarja,dhe jo te kemi shpresat se do na dali dikush ne Zvicer,Gjermani apo Greqi dhe o burra ta therrasim e ti japim nje pasaporte te luaje per ngjyrat kuq e zi,kjo gje eshte afatshkurter momentale,ne futboll nuk i lihet dore fatit,por planeve afatgjate sikur ndodh ne Spanje apo Angli!Ne nuk kemi terrene per ta bere nje gje te tille,nuk kemi kushtet me minimale ti japim shanse te rinjve te sterviten si bashkemoshataret e tyre neper bote,ne nuk dime te formojme nje imazh per te ardhmen,nuk kemi nje sportist qe femijet tane do donin ti ngjanin atij,pra gjeneratet nuk kane idhullin e tyre
Por qe te flasesh per kete duhen me teper faqe nga kjo qe une perdora tani,dhe kjo nuk eshte as teori,dhe as fantazi por realitet i prekshem nese,ke vullnet,dhe perkushtrim cdo gje arrihet…
De Biazi ka frike dhe nuk ka mentalitet fituesi. Sapo kalon ne avantazh te nje goli zevendeson sulmuesin me mbrojtes dhe luan me skeme mbrojtese per 60 apo me shume minuta.Ju desh shume kohe te kuptonte qe Ujkani nuk duhet te luaje si portier i pare i kombetares.
Duhet te rrijme me kembe ne toke.
Nje kampionat, qe ska asgje te ngjashme me futbollin, por qe eshte kthyer ne ate qe ka kapluar gjithe Shqiperine, te fortit, ku jane ata qe vendosin se kush duhet te fitoje dhe kur nuk i del llogaria, kane edhe mundesine te hyjne ne fushe, te rrafin arbitrin, biles te rrafin edhe policin dhe polici rri dhe shef, se ai qe eshte i forti, eshte deputet, biznesmen afer qeverise.
Kur ske nje kampionat me rivale te denje, ske pse te kerkosh kombetare, kur Tirona rrifet 4-0 me Kuksin, duhet te besojme se edhe qameti, nuk eshte larg, kur Parizani shkon ne kategorine e dyte, se dhendri i kryeministrit, do pronen ku ka lulezuar ky klub i madh shqiptar, ske si te kerkosh kombetare dhe jo De Biazi, por merr Murinjo e Guardjola e te tjere me te miret ne bote, ne keta do mbetemi, si politika skerbythe e sali berishes, qe kulturen, ku muzeumet, sportet dhe argetimet e femijeve ku dalin talentet, i ka cuar ne halen e vet qe ka patur ne vicidol.
Shyqyr qe kemi tv dhe stacione te panumerta kjo fale edhe digitalbit, qe shofim futboll cilesor ne kampionate te ndryshme europiane e me gjere.
“Shpresa vdes e fundit”
kurse rroga merret pa pritur që të vdesë shpersa???!
apo jo!kot si thonë “fjalën e mirë e gurë në trastë”!këtë bën traineri tonë!merr paret për të na mbushur me llogje!
përse duhet të paguajmë një trainer të huaj për të humbur??
nuk do të mjaftonte një trainer shqiptar,të paktën kushton më pak!
të gjitha fitoret që kemi pasur kanë qënë si punë llotarie!kemi fituar për fat e aspak për lojë!