Armando Sadiku është nën lupën e Borusias së Dortmundit.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili prej kohësh monitorohet nga Siena dhe Munich 1860, së fundmi ka tërhequr vëmendjen e kampionëve të Gjermanisë.
Lajmin e konfirmon vetë menaxheri i futbollistit 21- vjeçar, Sokol Haxhia, në një deklaratë për mediat gjermane. “Sadiku është një lojtar shumë i kërkuar për shkak të karakteristikave që ka. Te Lugano ka ecur mjaft mirë, megjithëse luan aty prej pak kohësh. Por të mos harrojmë se ai po ecën me ritme të mira edhe në ekipin kombëtar, ku ka fituar tashmë vendin e titullarit.
Përveç disa klubeve që janë përmendur deri tani, mund t’ju them se për Sadikun ka shfaqur interesim edhe Borusia e Dortmundit”, ka deklaruar menaxheri i sulmuesit për “wa.de”, transmeton asport. Armando Sadiku u transferua këtë verë nga Lokarno te Lugano në Kategorinë e Dytë të kampionatit zviceran. Në 10 ndeshje me ekipin e Luganos, sulmuesi nga Elbasani ka realizuar 8 gola. Ndërkohë që në tri ndeshje me ekipin përfaqësues ai ka shënuar një gol. Pak ditë më parë presidenti i Luganos pohoi se sulmuesi shqiptar me shumë mundësi do të largohet nga skuadra në merkaton e janarit.
Djalosh shume i talentuar.
Shikoni dy video shume interesante te tij ne italisht ku Armando flet per veten, kombetaren, Luganon dhe gola te tij.
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/armando-sadiku-il-capocanoniere.html
Ky nuk di te beje gol
JAM DAKORT ME TE “raimondi” eshte lojtare i mire qe ka fuqi te vrapoj dhe ne taktik, por golin mezi e bene.
Edhe borusia e m gladbah mori nje shqiptar per lojtar te mire por eshte katandisur e fundit,mereni dhe ju nje se mos ju sjell fat.
pse ja fut kot mo shoku ai qe bleu borusia e m gladbah nuk eshte shqiptar por zvicerian ndersa ky trimi me lart eshte shqiptar dhe ka per te nderuar nese shkon atje
Mos e ke fjalen per Xhaken , se Xhaka eshte lojtar super klas , ndersa ky Sadiku eshte nje lojtar medioker qe edhe une e shenoj golin me mire se ky
Sadiku eshte nje lojtar tip remuje qe kur gjendet ne 16 -ce gjuan si ti vije pa e peprunuar topin aspak , dhe porten nuk e njef fare
Mjafton vetem interesi qe tregon Dortmundi per kate djalosh shqiptar duhet te na beje ne Shqiptareve te ndjehemi mire.
Sadiku ka bere aq shume gola deri tani me skuadrat ku ka luajtur,sa ju qe thoni te kunderten nuk keni pare dot ndeshje futbolli!bojini yzmet ndonje shkrimi qe mund tju duket vetja se jeni kopetente,se per futboll nuk ja thokeni fare,futuni website te ndryshme ku eshte aktivizuar ky djale dhe do ndjeheni te zhgenjyer me veten per ato budallalleqe qe shkruani,po ti shihnit te vertetat ne sy,do hiqni dore nje here e mire nga mania e te kundershtuarit,o njerez te zotit…
Bravo england!
Te mbeshtes e te uroj gjithe te mirat!
Thanks o Tironc i ZZ!
Tani qe te jem i qarte me mbeshtet se edhe une e kam pas shpine te zogu para se te nisem per kurbet?apo ngaqe te kane pelqyer ato cfare kam shkruajtur(ne kuadrin e humorit)sido qe te jete edhe une te uroj te kalosh nje mbremje te qete,duke shijuar ndeshjet e Europa-League me ndonje shishe birre perpara…
Sa shpejt fluturojne shqipot me presh mbrapa,nje thashethem perhap kujdestari i lojtarit dhe gati jane mediat mediokre ta bejne fakt te kryer.