Tifozët serbë frikësojnë interistët

25 Tetor 2012, 11:07Sport TEMA

Pas 12 tetorit 2010, një datë që do të mbetet e ngulitur në mendjen e sportdashësve italianë, me rastin e ndeshjes Itali- Serbi, sot do të jetë hera e parë që tifozë serbë do të vizitojnë Italinë, këtë herë me destinacion Milanon. Pas fakteve të “Marasit”, ku i famshmi Ivan Bogdanov mbajti peng një stadium dhe një qytet të tërë vetëm më disa qindra ultras, në Milano është alarm total për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Partizanit të Beogradit, duke qenë se për takimin e orës 19:00 pritet që në “San Siro” të vërshojnë plot katër mijë ultras nga Beogradi. Natyrisht që askush nuk kërkon të bëjë një terrorizëm mediatik mbi këtë sfidë por, duke parë faktet e fundit në të cilin serbët kanë qenë protagonistë, alarmi me të drejtë është dhënë, ashtu siç konfirmohet edhe nga kuestura e Milanos.

“Ndeshja mes Interit dhe Partizanit është vlerësuar e rrezikshmërisë më të lartë që mund të ketë ekzistuar në historinë e futbollit italian. Që nga dita e sotme (dje) ka nisur një plan shumë serioz për të garantuar mbarëvajtjen e qetë të takimit në ‘San Siro’, por edhe një siguri akoma më të mirë jashtë shkallëve të stadiumit, që përbën edhe frikën tonë më të madhe”, nënvizon shefi i kuesturës së Milanos.

Në të gjithë botën e ultrasve, tifozët e Partizanit të Beogradit janë të njohur si më të dhunshmit, duke qenë se hakmarrja dhe ndjenja e urrejtjes ekziston edhe mes grupeve të ndryshme që bëjnë tifozllëk për të njëjtën skuadër dhe ku fatkeqësisht, asnjëherë këto përplasje nuk përfundojnë pa të paktën një të vdekur. Jo më kot, stadiumi i Partizanit të Beogradit ka dy tribuna të veçanta të adhuruesve së tyre, që urrehen me njëra-tjetrën, ndonëse e vetmja gjë që i bashkon ato është nacionalizmi ekstrem. Shumë prej besnikëve të kësaj skuadre kanë luftuar në luftën civile jugosllave për Arkanin, kapon ultra të yllit të kuq të Beogradit. Ndërsa fansat e sotme nuk kërkojnë të bëjnë reklamë të kotë, por përdor udhëtimet në Evropë për të shkaktuar panik në çdo sfidë të mundshme futbolli dhe për të fituar urrejtjen e fansave rivale. Dhe, duke u nisur nga të gjithë këto çështje të brendshme që ndajnë dhe bashkojnë fansat beogradase, forcat e rendit në Itali dhe mbi të gjitha në Milano përgatiten për një “luftë” të mundshme, sepse vetë precedenti i Genoas ia detyron këtë.

Ajo çka tremb pak më shumë interistët dhe Milanon në përgjithësi është edhe fakti që fansat e Beogradit kanë një partneritet me kolegët e Milanit, një bashkëpunim që zgjat prej më shumë se 30 vitesh. Prandaj, zikaltrit kanë frikë se 300 ultrasit më të rrezikshëm të Partizanit që kanë konfirmuar se do të jenë në “San Siro” mund të ndihmohen nga milanistët që të zënë vend në stadium dhe në një moment të ndeshjes të shkaktojnë terror dhe panik në fushë. Prandaj, një fakt i tillë jo vetëm që rrezikon të ndezë atmosferën e Inter-Partizan Beograd, por edhe “luftës” së shuar prej më shumë se 3 dekadash mes interistëve dhe milanistëve, prandaj për të ndalur të gjitha këto gjëra nevojiten masa ekstreme nesër në Milano, duke filluar që nga orët e para të mëngjesit e deri në të gdhirë të ditës tjetër, ku policia jo vetëm që do t’i presë, por edhe do t’i shoqërojë jashtë Italisë serbët.

3 komente në “Tifozët serbë frikësojnë interistët”

  1. Berat Vuksani says:

    Ke na serbet i pret me llokuma Saliu
    Po i rrah ne grushta Nuriu!
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/nuri-seferi-wbo-european-champion.html
    Ta hogsha zemren Nuri e ke grushtin si piston treni.

  2. fule says:

    Ma merr mendja se do bejme me teper politike me kore dhe flamuj se sa sherr. Te pakten brenda ne stadium. Kesaj radhe forcat e rendit duket qe i kane marre masat paraprakisht.

  3. patrioti says:

    serbet nuk jan njerez por kafshe me fytyre te shpifur njeriu..kan zbrit nga karpatet dhe cte gjejne perpara e shkaterrojne ashtu si para-ardhesit e tyre..rrace e ndyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje