Një fillim të tillë kaq negativ, Milani nuk e ka pasur që prej 30 vitesh. Për këtë arsye, sidomos pas humbjes me Malagën, vendi i Masimiliano Alegrit në stolin e Milanit është më shumë se kurrë në rrezik. Pavarësisht besimit të dhënë nga ana e Galianit, drejtuesit e Milanit po mendojnë alternativat për zëvendësimin e tij.
Alternativa e parë është që ekipi t’i besohet zëvendësit të Alegrit, Tasoti, deri në ardhjen e Guardiolës sezonin e ardhshëm.
Por, orët e fundit ka marrë jetë një tjetër hipotezë. Bëhet fjalë për një ish-milanist të famshëm: Frenk Rajkard. Mediat bëjnë me dije se Rajkard ka pasur kontakte me drejtuesit e Milanit dhe do të ishte gati që të merrte drejtimin e ekipit.
milani ekip plere qe ishalla bie nga kategoria ?
Te na hash trapin, Milanit dhe gjithe tifozeve te tij. Ekipi i zemres duhet dhe mbrohet ne te mire dhe te keq. Forca Milan pergjithmone!