Lens Armstrong është përballur sot me një sanksion shumë të rëndë të marrë nga Federata Ndërkombëtare e Çiklizmit (UCI), e cila e ka urdhëruar atë të kthejë të gjitha paratë e fituara si shpërblime për sukseset në Turin e Francës.
Turi i Francës nga viti 1999 deri në vitin 2005 do të mbetet gjithmonë pa një fitues pasi UCI vendosi që titujt e fituar nga amerikani të mos i kalonin askujt tjetër, duke ratifikuar vendimin e marrë nga Agjencia Amerikane Antidoping (USADA) që i hoqi ish-çiklistit amerikan të gjithë titujt e fituar që nga viti 1998.
“Përsa i përket Lens Armstrong dhe sanksionet e vendosura nga USADA me 22 tetor, komiteti drejtuesi UCI vendosi që të mos ia kalojë titujt e fituar asnjë çiklisti tjetër apo të përmirësojë renditjen e tyre në ato edicione. Komiteti gjithashtu i bën thirrje Armstrong dhe të gjithë të përfshirëve të tjerë në këtë çështje që të dorëzojnë të gjitha paratë e fituara si çmime për sukseset dhe renditjen e tyre në këto aktivitete”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga UCI.
Ndërkohë, ky komitet ka organizuar një komision të veçantë për të kërkuar detaje të këtij skandali, duke gjetur edhe bashkëpunëtorët e mundshëm të Armstrong dhe skuadrës së tij. Mendohet se të gjithë këta persona do të dënohen të qëndrojnë përjetësisht larg botës së çiklizmit, pa të drejtë të jenë as shoqërues në garat zyrtare.
Ky eshte nje shembull i qarte qe drejtesia vonon por nuk harron.
me vjen keq per Lens, por gjithashtu me vjen keq per shume bashkekohes te tij qe nuk munden te fitonin asnjehere Tour De France, sepse i fitonte Lens.
Mund te permend Ian Ulrich, vertet i talentuar por i pafat.
Gjynah, Juventusi ka 30 vjet qe vjedh dhe mezi i anuluan 2 kampionate. Ky i ziu po i bejne proces nderkombetar. Shko ore palle ne Itali se atje te ndihmojne mjeshtrat e mafies.
po saliu qe nuk di te ngase bicikleten