Mesi fton tifozët të ideojnë këpucët e tij

26 Tetor 2012, 12:05Sport TEMA

Lionel Mesi u ka bërë kërkesë të gjithë tifozëve të tij që ta ndihmojnë të dizenjojë këpucët që do të veshë ai në të ardhmen.

Ylli i Barcelonës aktualisht vesh modelin “F50” të ADIDAS, ata që quhen “këpucët me tru”, pasi një çip brenda tyre regjistron me saktësi çdo lëvizje të yllit argjentinas, i cili merret si shembull nga kompania në fjalë për ndërtimin e këpucës perfekte të një futbollisti.

25 vjeçari, i cili mendohet se vitin e ardhshëm do të nxjerrë në treg modelin e tij të këpucëve, ashtu siç bëjnë shumë yje të tjera të futbollit botëror, ka bërë të ditur se do të veshë këta këpucë të dieznjuara nga tifozët në muajin dhjetor, por do që ata të mahnitin në fushën e lojës, ashtu siç bën ai.

“Në futboll, ti e shpreh veten me këmbët e tua. Të dish që këpucët e tua janë unike, të bën të ndjehesh i veçantë dhe të luash me më shumë besim. Pres me padurim të shoh atë që do të krijojnë tifozët për mua dhe pres gjithashtu me padurim që t’i vesh”, tha Mesi.

Tifozët mund të krijojnë një palë këpucësh unike “adizero f50” për Lionel Mesin duke shkuar te faqja e internetit miadidas.com dhe duke lënë atyre dizenjot e tyre.

1 komente në “Mesi fton tifozët të ideojnë këpucët e tij”

  1. TOTILA says:

    I PA PERSERITSHEM NE LLOJIN E VET !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje