Barça-Neimar, zbulohen “provat” e marrëveshjes

27 Tetor 2012, 12:04Sport TEMA

Mediat katalanase kanë rihapur spekulimet për të ardhmen e Neimar dhe transferimin e tij të mundshëm te Barcelona, duke publikuar një dokument, sipas të cilit pretendohet se është nënshkruar një marrëveshje mes lojtarit brazilian dhe klubit spanjoll.

Në dokumentin e publikuar nga gazeta katalanase “Sport”, pjesë e bilancit vjetor të vitit 2013, figuron një shpenzim prej 40 milionë eurosh për blerjen e një futbollisti. Për më tepër, në të njëjtin dokument sqarohet se është paguar që tani një shifër prej 10 milionë eurosh në formë paradhënie. Edhe pse në dokumentin në fjalë nuk figuron emri i Neimar, mediat katalanase pretendojnë se ky version përputhet me atë që flitet prej kohësh për transferimin e futbollistit në radhët e Barcelonës në verën e vitit 2013.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Santos që ka hedhur poshtë arritjen e një marrëveshje të tillë për transferimin e yllit të kombëtares braziliane.

“Santos hedh poshtë çdo mundësi të shitjes së Neimar te Barcelona apo te cilido klub tjetër. Nuk ka asnjë negociatë në zhvillim dhe klubi përsërit qëndrimin për të mos shitur sulmuesin deri në fundin e kontratës së tij që mbyllet në vitin 2014”, shkruhet në një deklaratë të publikuar nga klubi brazilian.

Futbollisti 20 vjeçar është padyshim ylli i kombëtares braziliane të futbollit me të cilën ka luajtur 25 ndeshje dhe ka shënuar që tani 16 gola.

2 komente në “Barça-Neimar, zbulohen “provat” e marrëveshjes”

  1. CR7 says:

    Hajde se u kompletu barca si ekipi pesha pupel qe i merr faullet me hile
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/adidas-beckham-messi-d-rose.html

  2. BREGU I DASHIT says:

    Barcelona nuk ka nevoje per lojtare te tjere sepse po u jap nje lajm te keq atyre qe e urejne BARCELONEN dhe MESSIN . TEK EKIPET ZINXHIR JANE DHE 2 MESSI TE TJERE !!. SOT BARCELONA FITOI JASHTE 5-0 DHE “LA PUGLIA” SHENOI 2 GOLA DUKE SHKUAR NE 73 GOLA NE KETE VIT KALANDARIK , OSE KA SHENUAR 13 GOLA NE la-liga ne kete sezon ne 9 ndeshje. Tani MESSI eshte 2 gola me pak se rekordi i vendosur nga PELJA ne vitin 1959 QE PATI SHENUAR 75 GOLA . MULLERI ka shenuar ne nje vit kalendarik plot 79 gola. Por te mos harrojme se MESSI ka per te luajtur dhe 8 ndeshje ne LA-LIGA deri ne fund te vitit + 3 ndeshje ne champions league ,+ 2 ndeshje ne kupen e SPANJES. Une e di qe ky eshte nje ” LAJM i KEQ ” PER kundershtaret e MESSIT ,por ne nuk kemi dot fuqi qe t’a ndalojme . AI, MESSI po vrapon SHUME SHPEJT PER TEK “TOPI i ARTE” . Barcelona e ka kthyer futbollin ne ART dhe ne shkence EGZAKTE !!!! KY realitet nuk mund te fhihet sado subjektiv te jesh ,sepse nuk te le as me te voglen mundesi per te kundershtuar , sepse jane faktet dhe shifrat qe flasin vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje