Savio Nsereko është kthyer brenda pak vitesh nga një prej talenteve më premtues të futbollit evropian, në një djalosh problematik që ka shkaktuar probleme kudo që ka shkuar. Shpikja e fundit e ish-kampionit të Evropës me U-19 të Gjermanisë, turne në të cilin u shpall lojtari më i mirë, është mashtrimi ndaj familjarëve të tij, duke bërë sikur e kanë rrëmbyer në Tajlandë.
Lojtari u arrestua gjatë ditës së sotme në një zonë mjaft të njohur të Bangkokut, pasi policia ishte vënë në kërkim të tij dhe të rrëmbyesve.
Sipas asaj që raportojnë mediat aziatike, Nsereko udhëtoi drejt Tajlandës me 14 tetor dhe brenda pak ditësh shpenzoi rreth 25 mijë euro në festa dhe argëtime të ndryshme. Më pas, ish-futbollisti i Mynih 1860 e Fiorentinës i telefonoi familjarëve të tij në Gjermani dhe i mashtroi duke pretenduar se e kishin rrëmbyer. Ai u kërkoi atyre 3 mijë euro në mënyrë që grabitësit ta linin të lirë.
Por lojtarit nuk ia merrte mendja se familjarët do të lajmëronin menjëherë ambasadën gjermane në Bangkok dhe kjo e fundit do të vinte në lëvizje policinë lokale. Hetuesit e gjetën brenda pak orësh në një festë dhe e arrestuan, duke e akuzuar për mashtrim dhe do ta deportojnë në Gjermani ku me shumë mundësi do të dalë para gjyqit për mashtrim.
Lojtari 23 vjeçar pritej të ishte një nga yjet e të ardhmes së Gjermanisë, por falë jetës së tij të çrregullt nuk arriti të shpërthente as të Mynih 1860 e as te Fiorentina, ndonëse iu dha shumë herë shansi për ta bërë një gjë të tillë. Futbollisti mungonte në stërvitje apo dilte kundër vendimeve të trajnerëve, siç ndodhi pak javë më parë në radhët e Unterhaking, ekipi i kategorisë së tretë gjermane ku është huazuar nga Fiorentina që zotëron kartonin e tij.
Kjo nuk është hera e parë që ai zhduket në mënyrë të mistershme, pasi edhe vitin e kaluar, për disa javë ai nuk dihej se ku gjendej, por më pas çuditërisht u shfaq në stërvitjen e skuadrës së Juve Stabia në Itali.
cpret nga nje byth zi