Arsenali ideon “spastrimin” e janarit

27 Tetor 2012, 14:12Sport TEMA

Arsenali po planifikon të bëjë një spastrim tjetër të lojtarëve të panevojshëm gjatë merkatos së janarit në mënyrë që të përmirësojë buxhetin aktual që ka për blerje në merkato. Lajmi është bërë i ditur nga mediat britanike vetëm 24 orë pasi bordi drejtues u kritikua ashpër nga grupimet e tifozëve të cilët mendojnë se potenciali financiar i klubit nuk po shfrytëzohet për të fituar trofe.

Teo Uollkot është një nga emrat kryesorë të këtij spastrimi, i ndjekur nga Marouani  Çamakh, Andrei Arshavin, Johan Xhuru dhe Sebastien Skuilaçi.

“Topçinjtë” po mundohen prej kohësh të zgjidhin problemet e tyre kontraktuale me Teo Uollkot përsa i përket rinovimit të tij, por nëse futbollisti nuk do të ketë pranuar ofertën e klubit deri në janar, londinezët do të fillojnë të kërkojnë një blerës të mundshëm për lojtarin që i përfundon kontrata në qershor me Juventusin, Liverpulin, Çelsin e Mançester Sitin që po monitorojnë situatën.

Çamakh kërkohet nga ish-skuadra e tij, Bordo, por lojtari nuk ka ndër mend të përgjysmojë rrogën e tij prej 50 mijë paund në javë për t’u kthyer në Francë dhe kjo është pengesa e vetme për realizimin e këtij transferimi.

Fullhemi është skuadra që po interesohet më shuam për Arshavin, i cili ka oferta edhe nga Rusia, ndërsa për Xhuru është Napoli që kryeson listën e pretendentëve. Plani i spastrimit të skuadrës në janar vijon atë të verës, ku nga ekipi u larguan përfundimisht futbollistë si Manuel Almunia, Karlos Vela dhe Henri Lansburi, ndërsa u huazuan Niklas Bendtner, Denilson dhe Park Çu-yong./lajmeshqip

1 komente në “Arsenali ideon “spastrimin” e janarit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje