Mesi: Nuk shqetësohem për rekordin e Pele

28 Tetor 2012, 17:29Sport TEMA

Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, bëri të qartë se nuk shqetësohet për të thyer rekordin e vendosur nga Pele për numrin më të lartë të golave të shënuar brenda një viti kalendarik, pasi për të ky objektiv nuk është asgjë në krahasim me ndihmën që mund t’i japë skuadrës në arritjen e objektivave kolektiv.

Argjentinasi shënoi golat numër 72 dhe 73 të vitit 2012 ndaj Rajo Vajekano të shtunën, duke iu afruar më tepër shifrave të regjistruara nga gjermani Gerd Myler (75) dhe braziliani Pele (85).

“Gjëja e fundit që më shqetëson në këto momente është të thyer rekordin e Pele. Ne fituam në një fushë të vështirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh argjentinasi pas përfundimit të ndeshjes.

Për 25 vjeçarin, dita e hënë do të jetë shumë e veçantë, pasi atij do t’i dorëzohet “Këpuca e Artë” si golashënuesi më i mirë në Evropë në sezonin e kaluar, por si gjithmonë ai ka preferuar që edhe këtë sukses t’ia dedikojë shokëve të tij. “Më duhet të falënderoj shokët e skuadrës, pasi pa ndihmën e tyre nuk do të kisha patur kurrë mundësinë të fitoja këtë çmim”, tha ai.

Ndërkohë, në ndeshjen e të shtunës, ai arriti të kapte kuotën e 301 golave të shënuar si profesionist, nga të cilët 270 i ka shënjuar me fanellën e Barcelonës dhe 31 me fanellën e Argjentinës, shifra të pabesueshme kur mendon se ai është vetëm 25 vjeç.

Ndër 301 golat e shënuar, 246 janë shënuar me këmbën e majtë, 41 me këmbën e djathtë, 12 me kokë, 1 me gjoks dhe 1 me dorë.

4 komente në “Mesi: Nuk shqetësohem për rekordin e Pele”

  1. cecen jugu says:

    pse,edhe mesi i paska ra me dor a?
    se mendoja qe vec maradona i binte me dor…
    //./,.

  2. TOTILA says:

    Futbollist i jashtzakoneshem ,ishte fat per brezin e ri qe te mesoj nga disiplina, gjenialiteti , vetmohimi , super inteligjenca dhe thjeshtesia. Por dhe RONALDA poe ndjek “PUGLIAN” (MESSIN) kemba kembes ,ai sot shenoi 2 gola kunder MALAGES . Por se c’i mungon dicka RONALDES ne shenimin e golave .Nuk e ka ate bukuri goli i tij ,bile nuk i afrohet fare INTERPRETIMIT te GJENIUT MESSSI. Golat e RONALDES mua nuk me emocionojne ,nuk e kane ate sharmin brenda ,me duken si gola qe behen me dhune dhe sikur me golat qe shenon i drejtohet ndonjerit . MESSI ,si gjithmone i thjeshte deri ne infinit ,kurre nuk i mer meritat per vehte por ja dedikon golat e shenuar ekipit kolektivit dhe e perserit qe pa shoket nuk do t’i kisha shenuar gjithe keta gola. JAM i bindur qe ai do t’a thyeje dhe rekordin e pabesueshem te legjendarit GERD’HARD MULLER . “FSHATARIT me LEKURE te TRASHE ” SIC DO T’A QUANTE NE NJE SHKRIM NE VITIN 1973 gazeta “SUDEUTHCE ZEITUNG” FILL MBAS VENDOSJES SE REKORDIT TE TIJ TE PABESUESHEM PREJ 85 GOLASH NE VITIN KALENDARIK 1772 !!! .Une sido qe kurre nuk kam qene tifoz I BAYERNIT apo gjermanise e shikoja me zemer te ngrire kur berja e golave nga ana e tij u kthye ne “RUTINE” ,SHENOI PLOT 85 GOLA ,NE TE GJITHE KOMPETICIONET ,sido qe ai ishte nje makine golash ,ai kurre nuk u mburr ne jete me rekordin e tij . Une ne ate bote i kam ndjekur te gjithe ndeshjet e BAYERNIT nga tv BEOGRADI , I CILI SHIHEJ DHE ASHTU FSHEHURAZI NE QYTETIN KU UNE STUDIOJA. MULLERI u shpreh i lumtur qe rekordi i tij ne nje sezon SHTATOR 1972–QERSHOR ’73 PREJ 67 GOLASH U THYE NGA MESSI dhe ai (MULLERI) E PERGEZOI MESSIN. Por me duhet te pohoj se RIVALITETI MESSI–RONALDO eshte ne te mire te futbollit dhe arrin qe t’u nxjerre te 2 lojtareve maksimumin e mundesive te tyre .

    1. ora09 says:

      Eshte kenaqsi te lexosh komentet tuaja Totila.
      Dhe faleminderit qe pranove vrejtjen time.
      Pres me kenaqsi te tjera komente.

  3. Horri i Bulevardit says:

    Golave te Ronaldos, megjithese shume te bukur, i mungon karakteri qe ka vete ky lojtar, qe ndryshe nga Mesi, tregon shume fodullek.
    Ndersa per Mesin, eshte i jashtezakonshem dhe ate figure te tij qe e duan te gjithe e ka vetem nga thjeshtesia qe e karakterizon ne cdo aspekt te jetes, edhe jashte fushes.
    Une kam qene gjithmone tifoz i Bajernit dhe i kam pare ndeshjet qysh nga vitet 70-te, Müller, ka qene nje personazh fantastik, por dhe kur e pashe tani se fundmi ne nje interviste, ai perseri ka mbetur njeriu fjalepake dhe respekton me te mirin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje