Trajneri i Paris Sent Zhërmen, Karlo Ançeloti, ka deklaruar se skuadra e tij duhet të falënderojë Zlatan Ibrahimoviç sepse pa të do të kishte qenë e pamundur që ekipi të siguronte fitoren 1-0 ndaj Nensi në takimin e të shtunës.
Klubi kryeqytetas shfaqi probleme të shumta dhe nuk arrinte të shënonte në portën kundërshtare, ndërsa vetëm një gol në pjesën e dytë i sulmuesit të transferuar gjatë verës nga Milani solli fitoren e këtij takimi dhe vazhdimësinë e pathyeshmërisë së skuadrës së Ançelotit.
“Falënderoj Ibrahimoviç për këtë rezultat. Ai është një futbollist fantastik. Ne humbëm në këtë fushë një sezon më parë ndaj kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për ne”, tha tekniku italian pas ndeshjes.
“Kjo fitore do të na ndihmojë më shumë, siç u pa në pjesën e dytë. Pastore nuk është mësuar të luajë në mesfushë, por pas sulmuesve po shfaqet më mirë”, shpjegoi ai paraqitjen e një prej lojtarëve që shihet si zhgënjimi më i madh i këtij sezoni për ekipin francez.
Me golin e shënuar mbrëmë, Zlatan Ibrahimoviç çoi në 10 numrin e golave të shënuar në kampionat, duke e ngjitur skuadrën e tij në vendin e parë të renditjes, me 3 pikë më shuam se Tuluza.
o Idjot po per cfarre i mer gjithato lek Ibra, prandaj as mos te shkoj ne mend nje gje e til o Karo.