Mark Klatenburg nuk është bërë protagonist vetëm me gjykimin e tij në supersfidën e javës së 9-të të kampionatit anglez mes Çelsit e Mançester Junajtid, duke dhënë dy kartonë të kuq kundër Çelsit, si dhe quajtjen e një goli të parregullt për Junaited, por edhe me komentet që ka bërë gjatë takimit, pasi tani akuzohet nga blutë londienzë se ka përdorur shprehje raciste ndaj lojtarëve të tyre.
Çelsi i bëri një ankesë zyrtare Premier Ligës, pasi mesfushori Obi Mikel në fund të takimit shkoi në dhomat e zhveshjeve të gjyqtarëve dhe kërkoi që Klatenburg të kërkonte falje publikisht për një frazë raciste që i kishte thënë në momentin kur e kishte ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 76-të të sfidës së humbur 3-2 përballë Mançester Junajtid.
Ndërkohë, edhe një prej lojtarëve spanjollë të Çelsit pretendon se e ka dëgjuar gjyqtarin që mban stemën e FIFA-s të tallet me lojtarët e kësaj skuadre që kanë prejardhje nga ky vend.
Ankesa zyrtare e Çelsit u bë vetëm pas një incidenti që ndodhi në dhomat e zhveshjeve ku shefi i klubit, Ron Gurlei, Obi Mikel dhe trajneri Roberto Di Mateo protestuan ashpër para dhomës së gjyqtarëve. Klatenburg refuzoi të kërkonte falje dhe kjo shtyu klubin londinez të kërkojë një hetim nga Premier Liga, siç u konfirmua më vonë nga burime zyrtare të klubit që e akuzon për racizëm dhe komente të papërshtatshme gjyqtarin.
Tani Premier Liga do të kërkojë nga rrjeti televiziv “Sky” t’i sigurojë pamje filmike nga incidentet në fjalë, pasi ndeshja është regjistruar nga 20 kamera të ndryshme dhe shumë prej tyre mund të ndihmojnë të konfirmojnë apo jo nëse Klatenburg ka përdorur shprehje të papërshtatshme ndaj lojtarëve të Çelsit gjatë ndeshjes.
Qykimi ishte skandaloz dhe tendencioz. Gabime mund te behen, por kur behen ne te njejtin drejtim atehere kemi tendence te ndryshimit te rezultatit.
manchester united dhe juventus ne itali jan dy ekipe qe favorizohen shume nga albitrat..na e kan shpif futbollin
Fitorja e Juventusit dhe e Manchester dje, si dhe fitorja para disa javesh e Barcelones ndaj Seviljes, jane nga ato ndeshje qe te nxjerrin futbollin nga qejfi.