“Trajneri i Vitit”, luftë e egër mes Murinjo, Guardiola e Del Boske

30 Tetor 2012, 11:27Sport TEMA

Çmimi i FIFA-s, “Trajneri i Vitit”, pritet të dhurojë një luftë po aq të ethshme sa “Topi i Artë” pasi në garë janë disa prej teknikëve më në zë që kanë fituar trofe në edicionin e fundit në Evropë.

FIFA ka publikuar dje listën me 10 kandidatët por që tani spekulohet se tre fituesit më të mundshëm janë Visente Del Boske i Spanjës, Zhoze Murinjo i Real Madrid dhe Pep Guardiola, ish-trajneri i Barcelonës.

Del Boske shihet si kandidati më i fortë në garë, i ndihmuar nga fakti se ka arritur të drejtojë me sukses Spanjën në fitoren për herë të dytë radhazi të Kampionatit Evropian, falë edhe taktikave të tij ku bie në sy ajo e mospërdorimit të një sulmuesi të mirëfilltë në ndeshje.

I dyti në listën e pretendentëve është Zhoze Murinjo, i cili e meriton të jetë kandidat pasi ka arritur të fitojë kampionatin spanjoll, duke pasuar triumfet e të kaluarës në kampionatin portugez, anglez dhe italian, si askush para tij.

Ndërsa Guardiola mund të votohet për shkak të simpatisë që shumëkush ka ndaj ish-trajnerit të Barcelonës si dhe faktit se ishte pikërisht ai që ndërtoi atë që cilësohet si një prej skuadrave më të forta në historinë e futbollit.

Ndërkohë, në listë nuk mungojnë emra të tjerë të njohur, duke filluar nga Roberto Di Mateo i cili arriti të drejtonte Çelsin drejt fitores në Ligën e Kampioneve, Roberto Mançini që u shpall kampion në Angli me Mançester Sitin apo i zakonshmi Aleks Ferguson, trajneri i Mançester Junajtid.

Emrat e tjerë që plotësojnë listën janë Jup Heinkes i Bajern Mynih, Jurgen Klop i Borusia Dortmund, Joakim Lëv i Gjermanisë dhe Çezare Prandeli i Italisë.

5 komente në ““Trajneri i Vitit”, luftë e egër mes Murinjo, Guardiola e Del Boske”

  1. CR7 says:

    C’pune ka Guardiola?!! Ai e ka lene me kohe trainimin! APo eshte per 3 mujorin e pare te 2012 :p
    http://fashionguests.blogspot.com/

  2. TOTILA says:

    E FITON DEL-BOSQUE . MURINJO TE HAJE NJE MU….. SIVJET .

    1. pyetje per totilen says:

      po ne 2010 kur spanja mori cupen e botes kush e fitoj trajneri me i mir i vitit?

  3. ARDOS says:

    DEL BOSQUE- DI MATTEO, KETA DUHET KONKURROJNE, KETA DY TE TJERET KANE EKIPET ME TE MIRA TE MIRA …

  4. artiles says:

    Jam per Del Boske!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje