Heinkes nuk trembet nga humbja e parë

29 Tetor 2012, 13:00Sport TEMA

Trajneri i Bajern Mynih, Jup Heinkes, mendon se ekipi i tij nuk do të shpërqendrohet në luftën për titullin kampion, ndonëse ecurisë perfekte të fitoreve në kampionat i erdhi fundit më humbjen 2-1 përballë Bajer Leverkusen.

Pavarësisht një paraqitje të dobët të shumë prej lojtarëve kryesorë të skuadrës në këtë sfidë, Heinkes nuk është shfaqur i shqetësuar pas përfundimit të takimit.

“Kjo humbje nuk na largon nga rruga jonë, thjesht do të marrim disa mësime të mira nga ajo. Vazhdojmë të kemi ende një kryesim të ndjeshëm në tabelën e klasifikimit”, tha ai.

“Ndaj një skuadre si Leverkuseni më aftësi të shkëlqyera kundërsulmi, duhet të mbash një ritëm të lartë për 90 minuta, por ne nuk e bëmë një gjë të tillë në këtë sfidë”, pranoi trajneri i bavarezëve.

Por nuk ka qenë aq i butë komenti i portierit Manuel Nojer, i cili ka fajësuar veten dhe shokët e skuadrës për dy golat e pësuar në këtë sfidë.

“Ne praktikisht ia shënuam vetes të dy golat. Ata ishin situata aspak të mira të shoqëruara edhe nga fati i keq”, tha ai duke iu referuar faktit se goli i parë erdhi nga një devijim i gabuar i Lahm, ndërsa i dyti pasi topi u përplas në fytyrën e Boateng./lajmeshqip

1 komente në “Heinkes nuk trembet nga humbja e parë”

  1. Jurgen, tifoz i Bayern Munchen says:

    Shaqiri duhet te fitoje me shume hapsire ne formacionin e Bayern.
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/blog-post.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje