Diego: Mirupafshim diktatori Magath

30 Tetor 2012, 11:29Sport TEMA

Mesfushori brazilian Diego nuk ka humbur kohë të kritikojë ish-trajnerin Feliks Magath, të cilin e ka cilësuar të keqen më të madhe të Volfsburgut dhe shkaktarin kryesor të rezultateve negative të ekipit. Në fakt, në takimin e parë pas largimit të trajnerit, Volfsburgu ka fituar lehtësisht 4-1 në fushën e Fortuna Dyseldorf dhe Diego ka qenë një nga protagonistët pozitivë të ndeshjes.

“Tani jemi të lirë nga diktatura e Magath, jemi të ndërgjegjshëm për forcën tonë, kemi luajtur pa atë frikën e gabimit që ekzistonte në kohën e Magath dhe kjo është arsyeja pse kemi bërë një ndeshje të madhe”.

“Jemi argëtuar në këtë ndeshje. Iu gëzuam të 90 minutave që luajtëm. Shpresoj që ish-trajneri ynë të jetë i lumtur, ashtu si jemi ne tani. Të gjithë lojtarët ishin të lirë, askush nuk kishte frikë të gabonte”, vijoi ai në intervistën e  tij për “Bild”.

Braziliani ka bërë të qartë se skuadra nuk do ta kishte problem nëse trajneri i përkohshëm, Lorenz Gunter Kostner do të vazhdonte punën e tij. “Ai arrin të përgatitë çdo lojtar me respekt dhe në mënyrë inteligjente”, ishte vlerësimi i Diego./lajmeshqip

3 komente në “Diego: Mirupafshim diktatori Magath”

  1. safiu says:

    ore ca na ngateroni djego ka 2 vjet qe luan me atletikon e madridit

    1. totila says:

      o safi trimi sa koh ke qe s’shikon futboll,po flet dhe si kopetent pale??vetem une kam te drejt te bej kopetentin or taj se jam i zqut e tifoz i barces.diego eshte kthyher perseri ne gjermani te wolfsburgu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje