Policia serbe hap hetim për futbollistët anglezë

31 Tetor 2012, 11:39Sport TEMA

Policia serbe ka vendosur të injorojë luftën kundër racizmit të tifozëve të saj, duke hapur çështje penale ndaj 2 futbollistëve anglezë për trazirat që shpërthyen në takimin e dy javëve më parë mes përfaqësueseve U-21 të Serbisë e Anglisë.

Zyrtarë të forcave policore në Krusevac, qyteti ku u zhvillua ndeshja, deklaruan se janë 12 persona të cilët po ndiqen penalisht, mes të cilëve dy lojtarë anglezë, të paidentifikuar ende, me akuzën e “veprimeve të dhunshme në një aktivitet sportiv”.

Ironikisht, është hapur një hetim penal edhe ndaj tifozëve serbë, por vetëm sepse kanë ndezur flakadanë në shkallët e stadiumit dhe kurrsesi për thirrjet e tyre raciste ndaj futbollistëve me ngjyrë të kombëtares U-21 të Anglisë.

Kjo lëvizje e paprecedent e Serbisë ka sjellë përsëri rritim në radhët e drejtuesve të futbollit anglez, të cilët kanë mbetur të çuditur nga veprimi i policisë së këtij vendi, e cila jo vetëm që akuzon lojtarët britanikë për krijimin e problemeve në stadium, por kërcënon se mund të japë dënime me burg ndaj tyre dhe pjesëtarëve të stafit teknik që u përfshinë në zënkën masive të minutave të fundit.

“Askush nuk na ka lajmëruar zyrtarisht për hetimet e nisura nga autoritete serbe. Nuk na janë dhënë as emrat e individëve të përfshirë në këto akuza ndaj jemi në pritje të detajeve të tjera dhe po flasim me kolegët tanë në UEFA si dhe me qeverinë angleze për këtë situatë të paprecedent”, shkruhet në lajmërimin e publikuar nga Federata Angleze./lajmeshqip

3 komente në “Policia serbe hap hetim për futbollistët anglezë”

  1. Rani says:

    Imagjinoni sikur te kishin bere shqiptaret te njejten gje, e gjithe propaganda antishqiptare evropiane ishte vene ne levizje per te na treguar si njerez me bisht. Kushedi sa sanksione do te ishin marre kunder nesh. Serbeve bravo ju qofte se e kane treguar veten me shume se njehere se jane shtet qe nuk impresionohen nga deklaratat e disa pederasteve evropiane. Ne nuk jemi as nje e 100 e serbeve per veten tone ndersa per te huajt bejme ça t’ju doje bytha atyre. Nacionalizmi shqiptar kufizohet me valevitje flamuresh te pavlere.

  2. shqiptari says:

    Ik or ti mos na lavdero serbet, racen me te felliqur ne bote. u pa sheshit sesi huliganet serbe me mentalitet te shek te 15 ofenduan skuadren e nje prej shteteve me fantastike ne bote. U bere ti nje cope langaraq te shash vendet europiane. Mire qe pe bote me sy pas viteve 90. Policia serbe do nje m.. te haje bashke me ate popull pavlere. Nacionalizmi eshte gangrene e shoqerise dhe sjell racizem, luftera dhe urrejtje. Boll me keto mendime prapanike o trapi i lalës se po pyet anglezi fort per policine serbe dhe ty bashke

    1. safiu says:

      mos u nxito rani ka nje te drejte, por gabon ne lidhje me nacionalizmin shqiptar i cili ekziston, por eshte i mbytur dhe nuk lihet te dale nga ana e shtetit shqiptar i cili udhehiqet nga ish agjent te udb apo simotrat e vendeve te tjera fqinje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje