Arsenali ka kaluar nga një zhgënjim historik në një triumf të pabesueshëm në ndeshjen e 1/16 të League Cup kundër Riding. Të pranishmit në stadiumin “Madejski,”, ndonëse kanë parë skuadrën vendase të humbasë, kanë përjetuar një nga ndeshjet më të rralla të këtij turneu pasi Arsenali ka plotësuar një përmbysje të jashtëzakonshme duke fituar me rezultatin 7-5!
Në fakt, ekipi vendas dukej sikur po shkonte i qetë drejt turit tjetër, pasi kur kishin kaluar vetëm 37 minuta udhëhiqte me rezultatin e thellë 4-0. Një gol i Uollkot në shtesën e pjesë së parë dukej si një rreze shumë e dobët shprese për “topçinjtë”, por fjalimi i Venger në dhomat e zhveshjeve në pushimin e ndeshjes duket se ka bërë punë, pasi Arsenali ka arritur në pjesën e dytë të shënojë 3 gola të tjerë. Koscielni shënoi golin e 4-3 në minutën e 89-të, ndërsa Uollkot shënoi golin e barazimit të pabesueshëm në minutën e 6-të dhe të fundit shtesë të takimit.
Në shtesat e ndeshjes, Arsenali arriti të kalonte në avantazh me Çamakh, por rezultati u barazua nga Pogrebnjak, me ndeshjen që dukej se do të shkonte drejt penalltive. Por Uollkot dhe Çamakh kanë gjetur përsëri rrjetën në minutat e fundit, duke mbyllur këtë ndeshje me një përmbysje që do të kujtohet gjatë për rezultatin dhe mënyrën se si u arrit ai.
http://youtu.be/lXanGzE1PhA
Bixhoz hesapi! Kush e di sa pare ka fitu kompania…
http://fashionguests.blogspot.com/2012_10_01_archive.html
Tamom bixhoz vetem ne itali sa mbaron ndeshja meret vesh qe eshte bere dallavere keta jane me te sofistikuar.
MENDOJ SE KETO DY EKIPE DUHEN PEZULLUAR SUPER BIZHOZ PO TE SHIKOSH GOLAT E READING JANE TE LENA NA ARSENALI. LOJTARET NUK PRESOJNE ASPAK MBROJTESIT LARGOHEN CA TRUKIMI….
E PABESUESHME PER FUTBOLLIN E NDERSHEM QE LUHET NE STADIUM E JO PER FUTBOLLIN ABSTRAKT QE FORMULOHET NE TAVOLINAT E BASTEVE QE E BEJNE TE PA FUQISHEM STAFIN TEKNIK.KRIMET SPORTIVE JANE TE PRANISHME NE BOTEN E REZULTATEVE TE FABRIKUARA NE LABORATORET E PISLLEKUT TE ZI KU AKTORET FINALIZUES JANE VET LOJTARET E PAGUAR JASHTE FUSHE………