Çelsi u kualifikua në çerekfinalet e League Cup pas një fitoreje 5-4 ndaj Mançester Junajtid. Por Roberto Di Mateo ka vazhduar të ankohet për gjykimin, ndonëse u dhanë dy penallti në favor të skuadrës së tij në këtë sfidë.
“Të gjithë flasin për penalltinë e minutës së fundit, por askush nuk flet këtu për prekjen e topit me dorë në pjesën e dytë, kur ne duhej të na ishte dhënë një penallti tjetër. Në 12 muajt e fundit kemi patur 2 situata të tilla kundër, në sezoni e kaluar në fushën e QPR dhe të dielën ndaj Mançester Junajtid. Fernando Torres nuk duhej të ishte ndëshkuar kurrë me karton të kuq të dielën, ashtu siç nuk duhej larguar me karton të kuq Hose Bosingva ndaj QPR-së. Ne thjesht duam që të trajtohemi në mënyrë të drejtë nga gjyqtarët”, ishte deklarata e trajnerit italian që nuk e ka kapërdirë ende humbjen e fundjavës përballë “djajve të kuq”.
Ndërkohë, Aleks Ferguson ka shpallur fajtor portugezin Nani për këtë humbje, pasi skuadra e tij po kryesonte 3-2 deri në sekondat e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.
“Nani u mundua të kalonte kundërshtarin dhe përfundoi që aksioni u kthye në një penallti për ta. Ne thjesht na duhej që të mbanim topin, nëse do ta kishim mbajtur topin pranë këndit, ndeshja do të mbaronte me fitoren tonë. Nani është një lojtar me eksperiencë, por shpesh përfundon duke bërë gjëra të tilla”, tha trajneri i Mançester Junajtid.
e hengri dhe Nani _ ferkon duart Juve