Balak: Nuk e paguaj gjobën, jam i papunë!

1 Nëntor 2012, 11:14Sport TEMA

Ish-kapiteni i Gjermanisë, Mikael Balak, ka çuditur një gjykatë spanjolle duke deklaruar se nuk është në gjendje të paguajë gjobën që ka marrë për tejkalimin e shpejtësisë në autostradë, pasi “është i papunë” dhe “nuk ka hyrje të ardhurash ekonomike”.

Balak firmosi një kontratë prej 120 mijë paund në javë me Çelsin në vitin 2006, dhe ka fituar minimalisht 80 mijë paund në javë te kjo skuadër të paktën deri në vitin 2010.

Por avokati i ish-kapitenit të përfaqësues gjermane, i cili i dha fund ditëve të tij si futbollist pasi Leverkuseni e la lojtar të lirë gjatë verës, tha se klienti i tij mund të paguajë vetëm 1/10 e gjobës prej 10 mijë eurosh që i kanë vënë autoritetet policore në Spanjë.

Policia rrugore spanjolle e ndali ish-mesfushorin duke ecur me shpejtësi 211 km/orë me makinën e tij Audi U7, në një zonë ku lejohej të ecte maksimalisht me shpejtësi 120 km/orë.

Ai u arrestua dhe të nesërmen e ngjarjes, para një gjykate spanjolle, ai mësoi se rrezikonte 2 vjet heqjen e patentës dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh.

Por avokati i tij, Hesus Gallego Rol, i kërkoi sot gjykatës një pezullim njëvjeçar si dhe një gjobë prej vetëm 1 mijë eurosh, pasi Balak aktualisht nuk fiton para pasi është “i papunë”. “Të jesh një futbollist i famshëm nuk do të thotë detyrimisht që ke të ardhura të vazhdueshme”, tha avokati duke argumentuar se një shpejtësi e tillë nuk përbënte shkelje të rregullave në Gjermani.

5 komente në “Balak: Nuk e paguaj gjobën, jam i papunë!”

  1. Anti talebani says:

    Hahahaha,

    Ky ishte lajmi me i dhjere qe kam lexuar

    1. Flori says:

      me nje flaje i thote gjikatesit me gjeni skuader qe te luaj dhe pastaj do ju jap gjoben :p
      http://fashionguests.blogspot.com

      1. Osmani says:

        Jo. Balak po kopjon Dritan Dajtin qe kerkoi te punoje ne burg per me siguru pare per avokat.

  2. raimondi says:

    hahahahahahaha I madh fare –Mire thote , Ai nuk esht ene maredhenie pune dhe nuk duhet t epaguaje gjobe, por duhet te denohet me pune te detyrueshme per nja ca dite

  3. Horri i Bulevardit says:

    Po mire e ka, ku eshte pare te gjobitesh me 10.000 euro se kalove shpejtesine me 100/km ne ore, mund te marrin patenten per disa muaj ose mund te denohesh me nja 500 deri 1000 euro, por jo 10.000 euro ky eshte skandal, se dhe kalimi i shpejtesise i ka standarte gjobat qe duhet te paguash. Apo Spanja meqe eshte ne krize dhe hajde tja fusim kti se ka pare ky dhe me keto gjoba, ulim pak krizen qe na ka rene.
    Mos te kene merak spanjollet se kur te perballen me avokatin gjerman, pastaj ndoshta kane per te kerkuar falje per venie gjobe te padrejte me ate shume. Ballak ka pare sa te duash, por sdo ti paguaj se e shef se eshte korrupsion i gjalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje